Me sytë mbyllur dhe limuzinë, Big Brother dërgon tri çiftet në fermë! 20 mijë euro, nëse…
February 14, 2024Për herë të parë tri çiftet e formuara në Big Brother VIP këtë edicion të tretë kanë dalë nga Shtëpia për të shkuar të festojnë në qetësinë e tyre në një ambient të ri, të saporkrijuar, këtë Shën Valentinin.
Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë Sarës dhe Bardhit, Ilnisës dhe Meritonit dhe Romeos dhe Heidit të merrnin gjithçka u nevoitej për të shkuar në një darkë romantike.
Një limuzinë ka pritur banorët në ambientet e Top Channel, ndërsa me sytë mbyllur ata i janë drejtuar ambientit të ri.
Banorët e tjerë janë treguar mosbesues, me Fationin që u shpreh se është gënjëeshtër pasi vetëm limuzina që nuk po i pret jashtë. Në kundërpërgjigje moderatori Ledion Liço u ka ofruar pamjet live duke thënë se: Shihni me sy dhe plasni me zemër.
Ndërkaq, Fationi i bindur është shprehur: Ahh që s’u martova njëçikë.
U nis si një natë romantike, por rezultoi në një darkë plus mision ekstra.
Në ambientet e arenës së “Supersport”, Vëllai i Madh ka krijuar një minifermë të vogël, të mbushur me kafshë të mundshme nga delet te pulat dhe dhitë, për të cilat do të kujdesen tre çiftet tona.
Një zarf i bardhë i mbërritur në Shtëpi ka vënë në dijeni çiftet se nëse përkujdesen si duhet për kafshët dhe e realizojnë si duhet misionin do t’i shtojnë çmimit të madh 20 mijë euro, nëse dështojnë u zbritet nga çmimi i madh 20 mijë euro.
Sfida do të afektojë, jo vetëm 3 çiftet, por edhe banorët brenda shtëpisë.
“Jam i bindur se do të bëni një punë të shkëlqyer dhe do të bini në dashuri me njëri tjetrin. Nëse kjo nuk ndodhë do të kini dele e dhi aty”- u tha Ledioni çifteve.
“Gjatë ditës së nesërme Vëllai i Madh do të japë një tjetër komunikim për banorët ku do të shihet nëse ata do të ndërrohen apo shtohen. Dera e arenës “Super Sportit” do të jetë e mbyllur dhe nuk duhet të ketë asnjë komunikim me banorët sepse përndryshe Vëllai i Madh do të marrë masa”- i paralajmëroi banorët moderatori Ledion Liço.
revista.one/