Ndodh propozimi i parë për martesë në Për’Puthen
February 15, 2024Në emisionin e dashurisë, “Për’puthen”, ka ndodhur dje një propozim për martesë.
Gerti i propozoi Saides në ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin, në praninë e nënave të tyre. Çifti ka pasur një rrugëtim të gjatë dhe të bukur në këtë program.
“Je i adhurueshëm”, i shprehu Saide Gertit, pasi pranoi propozimin për martesë. Ata u fejuan zyrtarisht, ndërsa konkurrentët e tjerë iu bashkuan ahengut, duke kërcyer me këngë popullore shqiptare.
Në fund, të fejuarit kërcyen një vals dashurie, të shoqëruar me puthje pasionante.
revista.one/