Heidi rrëfehet para Romeos: Rashë në grackë në Grande Fratello…

Heidi rrëfehet para Romeos: Rashë në grackë në Grande Fratello…

February 17, 2024 0

Heidi Baci u vu në qendër të vëmendjes, për të diskutuar mbi një aspekt të jetës së saj që ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut: marrëdhënien e saj të mëparshme brenda shtëpisë së Grande Fratello në Itali. Për herë të parë brenda Big Brother VIP Albania, ajo u pyet rreth ngjashmërisë mes lojës së saj me Massimilianon në Itali dhe Romeon në “BBV3”.

E heshtur në shumicën e kohës për këtë aspekt të jetës së saj, Heidi u përballë me një moment të hapur ndaj komenteve të bashkëbanorëve kur Arta e pyeti nëse lidhja e saj me Romeon në BBV3 lidhej me eksperiencën e saj me Massimilianon.

Heidi u përgjigj duke theksuar dallojnë ato dy përvojat. “Situata në Grande Fratello ka qenë shumë ndryshe”, shprehet ajo me një ton reflektues dhe të qartë.

“Kam ndjerë presion dhe kam bërë një gabim. Nuk kam pasur fuqinë të ndaj disa gjëra”, shton Heidi. Situata ishte aq e komplikuar saqë ndjeu që kishte të gjithë shtëpinë kundër, dhe ndaj asaj situatat u keqinterpretuan, duke e bërë që të ndihej keq.

Heidi sqaroi se ajo çfarë ndodhi në Itali ishte “një grackë” dhe një “situatë jashtëzakonisht shumë larg” nga marrëdhënia “shumë të pastër dhe të bukur” që po përjeton me Romeon, dhe që e bën ajo të ndihet e lumtur.

Ky moment i ndërlikuar i jetës së saj u bë një temë diskutimi të madh në të gjithë Italinë, por tani ajo ndihet si një person i ndryshuar dhe me një marrëdhënie të re që e vlerëson shumë. 

revista.one/