Pas “krizës” në lidhje, Sara me Bardhin sqarohen dhe përqafohen

Pas “krizës” në lidhje, Sara me Bardhin sqarohen dhe përqafohen

February 20, 2024 0

Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër marrëdhënies së tyre, pasi kaluan një krizë në çift.

Ishte Bardhi ai që kërkoi kohë dhe distancë nga modelja, duke i kërkuar që të ndaheshin. Por çifti duket se i kanë zgjuar mosmarrëveshjet e tyre pasi i kanë dhënë edhe një shans lidhjes.

Mbrëmjen e së hënës, pasi kanë biseduar me njëri-tjetrit, Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthje e përqafime.

Pjesë nga biseda:

Bardhi: Nëse nuk do të vazhdosh

Sara: Jam impulsive dhe kur jam impulsive nuk kam takt, mundohem ta rregulloj, por ka njerëz që më nxjerrin nga vetja.

Ne jemi në këtë pozitë, nga ti nuk shoh asnjë vepër që ti po investohesh në këtë marrëdhënie

Bardhi: Unë u mërzita nga fjalët e tua

Sara: T’i më the ‘dua distancë’.

Bardhi: Unë të kam kërkuar falje çdo ditë dhe t’i çdo natë më ke kërkuar distancë, 10 ditët e fundit. Që nuk shkojmë, nuk përuthemi

Sara: Po ne kemi folur për fëmijë bashkë.

Bardhi: Kam kuptuar që nga këto fjalë ti veç dëshiron të ndahesh

Sara: Jo, sjelljet e tua më bëjnë dyshime

Bardhi: Zinxhiri i lidhjes mbahet nga të dyja palët, ti ke idenë e debatit dhe lojës

Sara: Nëse e përmend lojën, iki dhe çohem. E ke ves të keq, kur kemi debat, ikën nëpër dhomë. Kur ta kthej me të njëjtën mënyrë ikën.

Mos e luaj bllofin kur nuk e mban dot, unë kështu jam.

Më herët, ata kanë biseduar në lidhje me përplasjen me Rozën.

Banorja e këshilloi këngëtarin që mos ta lartësojë kundërshtarin në lojë, pasi kjo gjë do ta dëmtonte shumë atë, megjithëse Bardhi i tha Sarës që dikush i mungon asaj në këtë shtëpi.

Nga ana tjetër modelja e anashkaloi këtë fjai të këngëtarit duke cituar Rozën, megjithëse ajo nuk dukej aspak se ishte për moderatoren por për një person tjetër.

Pjesë nga debati:

Sara: Nuk është gjë e mirë ajo

Bardhi: Dikush të duhet këtu në shtëpi ty

Sara: Roza mirë

Bardhi: Jo Roza

Sara: Për Rozën po flasim ne, është super lojtare

Bradhi: Jo nuk është shumë e fortë

Sara: Ti kështu e the. Nejse ti ke lojën tënde mo por të paktën mos e ngri kundërshtarin

Bardhi: Më duhen kundërshtarë të fortë

Sara: Uaa e shikoj. Në rregull ti e din, por unë vë bast jetën se ti nuk e ke menduar këshrtu kur e ke thënë

Bardhi: Nuk jam në humor për këtë

Sara: Ti s’je asnjëherë sepse sa her flas me ty të dhemb koka. Nëse do mund të largohesh se unë kaq kisha

revista.one/