Krijohen dy grupe në Big Brother, Romeo: Juli po i lëshon ushtarët…

Krijohen dy grupe në Big Brother, Romeo: Juli po i lëshon ushtarët…

February 21, 2024 0

Romeo dhe Juli kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë prime-t të sotëm të Big Brother VIP.

Situata mes tyre ka agravuar në tone të ashpra, në të cilat të dyja palët kanë shpërthyer me akuza.

Shkak i kësaj situate ka qenë mënyra se si secili ka vendosur të luajë brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Romeo: Juli është një personalitet, një super aktori. Mua më vjen keq që përfundon në këtë lloj grade. Prandaj i lash që të qetësohej. Juli nuk ka argumenta. Nuk flet të vërteta dhe bie në gropën që krijon vetë. Juli ku bëhet me nerva i flet goja para mendjes. Ai edhe ofendon.

Juli: Ku të kam ofenduar unë ty?

Romeo: Ti edhe në humor je banal. Juli nuk ka argumenta. Ai të gjithë ushtarët e tij po i nxjerr jashtë.

Ledion Liço: Atëhere fol me emra Romeo.

Romeo: Juli sapo lëshoi Gazin, sapo e lëshoi nga vilajeti i vet derisa ta nxjerri dhe shoqen e tij…

Juli: Ju e dëgjuat mentalitetin e brigadierit të shtëpisë.

Romeo: Ty të dhemb, nuk ke argumenta. Ti nuk thua emra. Je frikacak. Ma thuaj me emra kë kam ushtar?

Juli: Si kë ke ushtarë? Romeo ti i konsideron njerëzit ose si ushtarë ose si shokë.

Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari shprehet se e priste një përplasje mes Romeos dhe Julit, dhe se e vlerëson lojën e këtij të fundit për të krijuar aleanca dhe mbledhur sa më shumë njerëz pas vetes.

Në një pyetje të drejtëpërdrejt ndaj Heidit se kush është lideri mes saj, Romeos dhe Julit, modelja ka qenë e paqartë në argumenta duke u shprehur se ka raporte të ndryshme me secilin prej tyre dhe nuk i sheh në atë formë. Përgjigjja e Heidit ka lënë të zhgënjyer Orin, e cila tha se do të preferonte që Heidi të shprehej se “unë jam lidere, kam ardhur këtu për të luajtur dhe fituar. Me Romeon kam një marrëdhënie dashurie, Julin e vlerësoj për 1,2,3 gjëra, por lidere jam unë dhe këtë Big Brother e fitojë unë”.

Arbri: Unë e kam pritur që të vinte kjo përplasje mes Romeos dhe Julit. Më pëlqen loja e Julit për disa arsye, ka krijuar disa aleanca brenda shtëpisë dhe është duke shfrytëzuar në kutimin e mirë të fjalës edhe armiqtë e Romeos pasi i bashkojnë shumë gjëra bashkë, përfshihet në diskutime dhe debate, nuk fle shumë gjjumë. Pra ka disa arsye pse më pëlqen loja e Julit dhe argumentat që ai jep përgjatë bisedave, por kam një pyetje për Heidin. Nëse do të zgjidhje midis teje, Romeos dhe Julit, kush është lideri sipas mendimit tënd?

Heidi: Nuk i jap dot përgjigje sepse jemi shumë vende larg. Me Romeon kemi një marrëdhënie tjetër dhe nuk e shoh dot si video, Julin e kam shok dhe prap nuk e shoh dot në atë formë.

Arbri: Kush është një lider brenda shtëpisë duke përfshirë edhe ty?

Heidi: Nuk e di Arbër të them të drejtën.

Arbri: Kjo nuk e di do të ishte njëlloj sikurse të thoshte unë.

Ori: Do kisha preferuar më shumë sikur të thoshte që ‘unë jam lidere, kam ardhur këtu për të luajtur dhe fituar. Me Romeon kam një marrëdhënie dashurie, Julin e vlerësoj për 1,2,3 gjëra, por lidere jam unë dhe këtë Big Brother e fitojë unë’. Sa i përket lojës, duket se Big Brother është në një fazë të nxehtë. Kjo histroia e të preferuarit ka ndryshuar dhe do të ndryshojë. Duhet të kuptojnë që janë të vëzhguar dhe çdo gjë që bëjnë aty brenda ndikon te publiku jashtë.  Loja, strategjia që ata bëjnë, aleancat, debatet. Tani jemi në moment strategjie dhe mua më pëlqen ky momenti sepse kuptohen aleancat, kush po Lufton me kë, kush po mundohet të mbledh më shumë afër vetes.

Ndërsa Gazi ka treguar zhgënjimin e tij për Julin, teksa diskutonte me Albin.

Ai u shpreh se nuk e ka priture aspak nga miku i tij që ti përmendej statusi brenda Big Brother VIP.

Nga ana tjetër Albi tha se debatet që ai ka bërë me Romeon kanë qenë fallso.

Gazi: Sikur i vuri njeri sustën dhe nisi duke bërë debatin me Romeon dhe se ndaloi tre ditë.

Albi: Ata janë debate fake o burr, janë debate pa inat.

Gazi: A jemi shokë ne?! Të paktën kaq duhet t’i thotë shokut që po bëj kaq gjë. As e tha këtë gjë, as nuk bëri me diskutim. Ka krijuar rrethin e tij, ndërkohë që shoku nuk di asgjë. Tani mirë që i bën të gjitha këto, krijon edhe lojën sikur ne të dy po bëjmë lojë këtu.

Po çfarë loje, mbrëmë me mua çfarë nuk tha. Tha që nuk debatoj me ty se unë jam shumë lart dhe ti je në fund. Vetëm kjo thënie më ka bërë që t’i vë kryqin. Ne të dy i kemi bërë humorin dhe batutat, e të gjitha.  

revista.one/