Big Brother pyet se cila do të bëjë s*ks në shtëpi, banorja kërkon të dalë jashtë “veç një natë”
February 24, 2024Kanë kaluar disa javë që nga fillimi i “Big Brother VIP” dhe tashmë banorët e ndjejnë mungesën e partnerëve që kanë lënë jashtë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku dëgjohet Arta Kabashi e cila teksapo bisedonte me Vesën dhe Riken iu ka treguar vajzave që i ka kërkuar produksionit që të dalë jashta shtëpive vetëm për një natë.
Mesa duket këngëtarja dëshironte të takonte të dashurin e saj, megjithëse produksioni i ka thënë asaj që mund t’ia sjellën partnerin në shtëpi, megjithëse Arta u shpreh se ata po bënin shaka.
“Iu thashë që kisha pasur dëshirë të dilja veç një natë jashtë. Këta thanë ta sjellim brenda po ndoshta vetëm kanë bërë shaka.”- u shpreh banorja.
Ndërkohë, pyetjes së Big Brother se ‘kush mendoni se ka më shumë gjasa për të bërë seks në “Big Brother”’, Sara i është përgjigjur duke thënë emrin e Ilnisës.
Sara tha se Ilnisa është personi i parë që është futur në krevatin e dikujt, dhe citoi banorët e tjerë se ‘mund të bëj seks qoftë edhe për të shkuar në finale’.
“Person i parë i cili është futur në krevatin e dikujt duke mos pyetur për situatën jashtë dhe sesi po dukej jashtë, që është aluduar edhe nga banorët e tjerë që mund të bëj seks qoftë edhe për të shkuar në finale mendoj se është Ilnisa. Ndërsa dashuri mendoj se mund të jemi unë dhe Bardhi”-tha Sara.
Me të njëjtë monedhë iu përgjigj edhe Ilnisa.
“Unë mendoj Sarën dhe Bardhin duke parë se Sara nuk do i rezistojë dot dhe do të arrijë kënaqësitë e saj”, tha Ilnisa.
revista.one/