“O i paburrë, lyracak”, Romeo dhe Juli grinden dhe më pas bëjnë paqe
February 24, 2024“Vëllai i Madh” mblodhi djemtë e shtëpisë në darkën e të nominuarve ku u zhvilluan debate dhe diskutime të forta. Në një moment Juli i është drejtuar Romeos se është një kopje e vëllait të tij Donaldit dhe kaq ka mjaftuar që mes banorëve, debati të kalojë në ofendime.
Ky koment duket se e ka prekur Romeon në pikën e dobët dhe pas darkës ai i është afruar Julit duke i thënë të mos ta përmendë më emrin e tij, teksa i drejtohej: “Ik ore i paburrë, o burracak, o lyracak, mos ma përmend mua më atë”.
Më pas Juli ka tentuar të qetësojë situatën, e ka marrë Romeon më vete dhe i thotë se kërkon ndjesë për atë që ka thënë sepse e kuptoi që u prek shumë.
Juli: Të kërkoj ndjesë sepse e pashë që u preke shumë, po të tjerave i qëndroj të gjitha. S’kam nerva unë…
Romeo: E di cili është problemi, kalon në disa momente që nuk e di se çfarë thua.
Juli: Çfarë po thua, çfarë kalova?
Romeo: Kalove, nga muhabeti normal që bëjmë bashkë, ti kalon.
Pas debateve, Juli dhe Romeo kanë bërë mbrëmjen e djeshme një bisedë konstruktive duke komentuar strategjinë e banorëve.
Sipas tyre Ilnisa dhe Meritoni nuk janë të sinqertë në ndjenjat për njëri-tjetrin por çdo gjë është në kuadër të lojës, teksa u shprehën se duken sikur janë në luftë me çiftet në shtëpi për të tërhequr vëmendjen e publikut. Sipas Julit 5-6 vetë në shtëpi luajnë për të fituar lojën, duke përjashtuar banorët e tjerë.
revista.one/