Bardhi konflikte me Meritonin, po ndikojnë sherret e partnereve

Bardhi konflikte me Meritonin, po ndikojnë sherret e partnereve

February 24, 2024 0

Tashmë duket se shoqëria e Meritonit dhe Bardhit po përballet me krisje të marrëdhënies, për shkak të debateve që partneret e tyre kanë.

Ilnisa dhe Sara kanë zhvilluar një kalvar debatesh të njëpasnjëshme, gjë që ka ndikuar edhe tek partnerët e tyre.

Meritoni i tha Bardhit se më Sarën as dy ditë nuk do të kishte qëndruar dhe për këtë e ka paralajmëruar më parë.

Bardhi: Aio që nuk kam dashur të reagoj kamë qenë unë.

Meritoni: Unë kam nisur të dal tradhtar edhe ia ke nis të irritohesh pse kam reaguar. Duke të thënë o vlla, unë të jem me Sarën, as dy ditë s’kisha ndenjur me të.

Bardhi: O faleminderit shumë por nuk e dua këshillën tënde, pikë.

Kjo situatë përngjan disi me atë të Meritonit dhe Romeos, po ashtu dikur shokë, e ndërsa sot gjërat janë ftohur mes tyre.

Ndërsa Sara është dënuar nga Vëllai i Madh pasi i ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet. Përmes një zarfi të zi, asaj iu komunikua se do dënohet dhe se do jetë e “padukshme” nga banorët e tjerë deri në një njoftim tjetër nga produksioni.

Kaq ka mjaftuar për Sarën, ku me mundësinë e parë filloi ta ngacmonte. 

Ndërkohë, Ilnisa iu ul pranë, ndërkohë që Sara hante, por në pamundësi për të folur, thjesht rinte dhe e dëgjonte. Sara po e nxiste të fliste dhe të thyente rregullin e Vëllait të Madh, por Ilnisa i rezistoi provokimeve të saj.

Sara: Nga kjo vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.

BardhiJu vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.

Sara: Mbylleni pak derën e banjos se vjen erë këtu.

revista.one/