Krizë në çiftin Meriton-Ilnisa, a ka ndikuar hyrja e Sara Karajt në lidhjen e tyre?

Krizë në çiftin Meriton-Ilnisa, a ka ndikuar hyrja e Sara Karajt në lidhjen e tyre?

February 28, 2024 0

Një nga banoret e reja të futura javën e shkuar brenda shtëpisë më të njohur në Shqipëri ka qenë Sara Karaj.

Komunikimi dhe sjellja e saj me Meritonin duket se ka indinjuar Ilnisën, ndërkohë që mes dyshes ka patur xhelozi dhe debate të ashpra.

Lidhur me këtë temë, Ilnisa nga Dhoma e Rrëfimit është shprehur se është konfuze për situatën teksa nuk kupton pse përdoret Meritoni.

“Unë do ti bije shkurt. Sarën nuk e njoh fare se çfarë vajze është dhe çfarë karakteri ka edhe pse kam një lloj pëlqimi për të pas afrimit që më ka bërë.

Unë jetoj përmes të gjithë banorëve, përmesë gjellës “ju të dy”. Përmes krevatit që të dalim tek Sara, mua me bën përshtypje se si kjo vajza të cilën Meritoni e afron me sinqeritet dhe ndershmëri të madhe, duke luajtur të mënjanuarën shkon dhe bën këtë skenën.

Çfarë po ndodh? Absolutisht që ajo vajzë nuk ka faj, por pse përdoret Meritoni në këtë mes?”- tha Ilnisa.

Ndër të tjera Meritoni është shprehur se nuk është normale që Sarën të mos e pranoj në shoqëri meqë bëhet xheloze Ilnisa.

“Për shkak se Sara është një vajzë e bukur të mos e pranoj në shoqëri, meqe bëhet xheloze Ilnisa kjo nuk është normale.

Kemi shumë armiqësi. Unë për shumë arsye gjithmonë kam dashur të reflektoj pozitivisht.

Shumë na kanë thënë që Ilnisa ka ndikuar në lojën time, por është e kundërta mbase për disa situata unë po e pengoj Ilnisën.

Banorët nuk janë të drejtë për mënyrën e lojës që po bëjnë kundrejt nesh.” – u shpreh Meritoni.

Ndërkohë, Erjola Doçi dhe Julian Deda kanë bërë një plan e njëri-tjetrin, kundër një prej çifteve të shtëpisë së “Big Brother VIP’, Meriton-Ilnisa. Banorët do hiqen sikur nuk kanë marrëdhënie të mirë më njëri-tjetrin, ndërsa Erjola synon të afrohet sa më shumë me Ilnisën dhe Meritonin.

“Ilnisës do ia servir në tavë shumë të ftohtë hakmarrjen time”, është shprehur Erjola, ndërsa tregoi se Ilnisa “i ka hapur barkun” gjatë një bisede ku dhe është përlotur.

Erjola: Doja me nxjerr se çfarë është Meritoni , se këtej bën si i prekur dhe se çfarë bëjnë për lojë, me demek të falin dhe të ulin për të bërë me dal keq. ‘Bravo’ më tha se tu ktheva ty, të gjithë e kanë me ty. Ilnisës do ja servir në tavë shumë të ftohtë hakmarrjen time. E hapi barkun, “i sheh sytë mi tha’, filloj të fliste, filloj qau, u prek. ‘Unë e kam ditë që do vinte kjo ditë që do shkonim bashkë’ më tha.

Juli: Tani shko me atë dhe bjeri Julit (qesh).
Erjola: Asnjë nga banorët se di.
Juli: Po, por duhet ta sqaronim për publikun.
Erjola: Do i kap të dy
Më pas dy banorët dalin nga lavanteria dhe shtiren sikur po debatojnë më zë të lartë.

revista.one/