Trekëndëshi në Big Brother/ “Më ke thënë që ndaj çifte”, Françeska- Romeos: Jam grua e martuar…
February 28, 2024Prime në këtë të martë në ”Big Brother Albania Vip 3” u hap me një klip përmbledhës së Françeskës kundër çiftit Romeo- Heidi. A po kërkon vërtetë Françeska të ndajë çiftet në shtëpi? I pyetur nga moderatori i programit Ledion Liço, Romeo ka mbajtur qendrimin e tij lidhur me situatën.
“Që në momentin që ka ardhur në shtëpi, unë e kam mikpritur dhe respektuar. Në momentin që Françeska filloi të rrinte me Heidin mu bë qejfi sepse reflektonte qytetari dhe mirësi. Por në momentin që unë dyshova dhe jo pa qëllim i jap një dënim tek pyetet që po bënim me sendet, dhe i kërkova të përqafonte njeriun që donte më shumë brenda shtëpisë. Ajo nuk përqafoi Heidin, por… Ajo nuk është koherente në gjërat që thotë. Unë kam pritur vetëm kur do sulmonte kjo goca dhe ditën e hënë Françeksa më thotë në sy të Heidit: “Kjo goca ka argument më shumë se ty”. Nëse një mik i përbashkë do të të thoshte ty dhe bashkëshortit tëndë që ai është më i mirë dhe ti je grop, si do ndiheshe ti?”,-tha Romeo.
Nga ana tjetër edhe Françeksa ka mbajtur qëndrimin e saj, duke u shprehur se fakti që është akuzuar se ndan çifte për të është ofendim shumë i rëndë. ”Dua të them Romeos që ta ketë të qartë, unë kam hyrë këtu si Françeska dhe kam të drejtë të jap mendimin tim. Unë jam Françeska, ti je Romeo dhe më kë thënë mua “a e di ti se me kë po flet”. Ti më ke thënë mua që dua të ndaj çifte, unë jam një grua e martuar dhe me ndershmëri shumë të lartë, dhe kjo gjë për mua është shumë ofendim”,-tha Françeska.
Sa i përket kësaj situate Heidi ka thënë se Françeska nuk duhet të kishte mbajtur një qëndrim të tillë, nese vërtetë e konsideron shoqe. “Në momentin që unë kam shoqe Françeskën dhe shok Julin pse duhet ta tallin që të thonë se unë jam mirë dhe Romeo jo. Françeska shkon mbledh llafe andej-këtej”,-tha Heidi.
Të dy banorët kanë patur një raport shumë miqësor me banoren e re Françeskjën. Mirëpo Romeo ka aluduar se në debatet e fundit me Heidin ka ndikuar shoqja e saj.
Sipas Veshajt, Françeska ka për qëllim ta ndajë nga Heidi, ndërsa për këtë të fundit shprehet se ajo nuk është shqetësuar që është “sulmuar” nga të tjerët, ndërsa në debatet e tij me modelen ka mbështetur këtë të fundit.
Romeo: Nuk kërkova mbështetjen nga Heidi, dua të tregoj a është besnike ndaj meje apo jo? U mërzita nga Heidi sepse kur më kanë shënjestruar ajo nuk më ka mbrojtur mua por Françeskën.
Françeska: Unë jam një person i drejtë dhe i them gjërat siç i ndjej unë më mirë ja them në fytyrë dhe të jem e qetë se tja them nga mbrapa. U mërzita për gjëra të tjera, nuk më intereson fare çfarë bëni ju të dy.
Heidi: Në momentin që e bëri Erjola, kur e sulmuan Romeon ishte dhe ajo. Por nuk u prekëm se nuk është se është shoqja ime. Kam shoqe Françeskën dhe shok Julin por ata i shkuan dhe i thonë ti nuk je më i mirë se Heidi, hedhin llafe më vënë në një pozitë të vështirë.
Janë gjithë ato raste që bëjnë komente tendencioze. Unë kur e di që është një çift nuk e bëj një koment të tillë.
Opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari ka dhënë mendimin e tij lidhur me debatin e zhvilluar mbëmjen e djeshme në studio mbi aludimet se Françeska po kërkon të ndajë çiftin Heidi dhe Romeo.
Sipas Arbrit nuk është evidentuar nga ana e tij një përpjekje e Françeskës për të ndarë çiftin, ndërkohë që lojën e Romeos e ka konsideruar të dobët.
“Unë nuk kam parë një përpjekje reale nga Françeska që ajo kërkon të ndaj çiftin. Në asnjë material dhe video.
Mua më duket sikur është një lojë e dobët e jotja Romeo dhe po kërkon mbështetjen e Heidit.”- tha Arbri.
Sipas Ori Bebiajt, mes këtij çifti ka një presion, i ushtruar nga Romeo drejt Heidit, e për të kjo nuk është normale.
Ori Nebijaj: Ka një persion që po ushtrohet tek ky çift. Mbase ky çift po lë një derë të hapur, për të përfituar sepse në lojë janë.
Presioni që po i bën Romeo Heidit, pse gjithë shtëpia komenton mirë për Heidin, e vë në cep dhe i ushtron gjithë kohës presion, i kërkon llogari.
Presion është kur për një gjë që duhet t’i dalësh zot ti, merr atë gocën aty dhe e mban 7 orë mbyllur, ose tek pishina dhe i bën të njëjtat pyete dhe nuk zgjidhni asgjë.
Romeo: Çfarë presioni po thua?
Ori Nebijaj: O Romeo se na keni bërë me ulçër stomaku, duke u qarë gjithë kohës…
revista.one/