“Gorillë, lë femrat shtatzënë dhe ikën”, plas keq mes Rozës dhe Meritonit
March 4, 2024Dalja e Fajtonit nga BBV3, ka bërë që Roza ti kthehet keq Meritonit.
Gjatë darkës pas spektaklit, Roza i thotë Meritonit se kishte vendosur që të mos i fliste më, por me daljen e Fatjonit, do fillojë të merret sërish.
Roza: S’do të flisja më me gojë, por me ikjen e Fatjonit me ty do merrem.
Roza: Tani do flasim bashkë. A ke të pasme të flasësh me mua?
Meritoni: Sa të duash.
Roza: Gorillë.
Debati mes dy konkurrentëve të BBV3 ka vazhduar edhe më vonë. Roza e akuzon Meritonin se “është ai lloj mashkulli që le femrat shtatzënë dhe largohet”. Meritoni i thotë “të ketë turp, për fjalët që nxjerr nga goja”.
Roza: Ai djali yt e ka babanë gjallë. Mua më ka vdekur babai, unë ia ndjej mungesën. Po ai e ndjen mungesën tënde?
Meriton: Duhet të të vijë turp.
Roza: Po pse nuk po përgjigjesh, pse nuk thua Roza e ke gabim?
Meriton: Nuk kam pse të të jap përgjigje.
Roza Lati: Se është e vërtetë, se je nga ata çunat që lini shtatzënë lart e poshtë e s’mbani përgjegjësi për atë që bëni.
Meriton: Si nuk të vjen turp të nxjerrësh këto fjalë prej goje?
Roza: S’mban përgjegjësi dhe vjen këtu dhe ofendon femrat.
revista.one/