“Je burrë apo jo?”/ Egla i ankohet Meritonit për Ilnisën: Më gjuajti në fytyrë

“Je burrë apo jo?”/ Egla i ankohet Meritonit për Ilnisën: Më gjuajti në fytyrë

March 8, 2024 0

Egla e acaruar pas akuzave të Ilnisës ka debatuar me Meritonin.

Ajo i kërkoi banorit të Big Brother VIP që të merret me partneren e tij.

Meritoni ka tentuar të ndërhyjë por nuk ka arritur të përfundojë pasi Egla është ngritur dhe larguar nga living.

Egla: Siç ti më do mua dhe më respekton mua, aq sa ajo tjetra thotë po të lëpihem. Pse nuk merresh pak me këtë, ta sqarosh? A je burrë apo jo? Merru pak, sqaroje

Meritoni: O Egla… O Egla

Egla: Ik më bën mua çun me vlera. Meqë po më respekton mua, respekto edhe pak veten. Po thua të njëjtat gjëra gjithmonë. Vlerat tregohen. Ti i di përmendësh vlerat, por tregoi.

Më herët, një përplasje e fortë ka ndodhur mes Ilnisës dhe Eglës në shtëpinë e BBV3.

Ilnisa nuk e priti mirë që Egla i përmendi vajzën dhe iu kthye me ofendime, ku e quan atë “krijesë e mjerë”.

Ilnisa:Mos e zër emrin e vajzës në gojë o krijesë e mjerë.

Egla: Çfarë ke, para dy ditësh më ke thirrur me emrin e vajzës.

Ilnisa: O krijesë e mjerë, o njeri i rënduar.

Egla: Çfarë ke, kush ta shau vajzën?

Ilnisa: Të ishin gratë si ty…

EglaTë ishin gratë si ty do ishte një dramë e madhe.

Ilnisa: Ti je më keq se fjalët që më thua. Merre pasqyrën dhe shihe veten.

Në një përplasje tjetër mes të dyjave, ka pasur dhe një konfrontim fizik.

Egla: Mos më prek.

Ilnisa: Po ç’të të prek unë ty, shiko si je ti? Unë di që nuk preket banori duke bërë rënkime të tilla. Ajo më gjuajti me bluzë në fytyrë.

revista.one/