Trazirë në Big Brother/ Juli dhe Romeo bashkohen kundër Jetmirit, befason Roza: Le t’i shkundi…

Trazirë në Big Brother/ Juli dhe Romeo bashkohen kundër Jetmirit, befason Roza: Le t’i shkundi…

March 10, 2024 0

Hyrja e Jetmirit në shtëpi duket se ka trazuar ujërat dhe aleancat e krijuara mes banorëve.

Juli u shpreh se Jetimiri po e bën lojën mbrapa krahëve dhe jo duke u përballur. Ai tha se kur Jetmiri të dojë të debatojë, duhet ta bëjë përballë me Julin, e jo duke folur mbrapa krahëve.

“Nuk e kuptoj kur nuk më konsideron, vjen e më godet. Ky zotëria ka vendosur të mos e bëjë lojën përballë. Nëse është një gjeneral i mirë i historisë, le ta bëjë lojën me vajzat. Unë i kam thënë kur të dojë të bëjë një debat tamam, unë këtu jam, nuk kam as frikë, i kam arguementat gati. Nuk kam asnjë kështu ‘e konsideroj, nuk e konsideroj’. Unë i pres njerëzit përballë, nuk i gjej kur fshihen. Unë kam 20 vjet karrierë dhe kur të dal nga këtu, e di që do bëj prokopi. Dhe ti ke qeshur e më ke duartrokitur. Kështu që mos fol pas krahëve sepse je një injorant.”- tha Juli.

Banorët, të cilët janë të gjithë përgjithësisht kundër, u shprehën se nuk u pëlqen loja e tij, kryesisht sepse sipas tyre, flet prapa krahëve.

Jetmir: S’dua ta komentoj fare

Heidi: Nuk kam një opinion të mirë, ka ardhur me idenë si të sillemi. Në atë mënyrën e qetë, por edhe kërcënuese. Nuk më pëlqen kjo mënyrë komunikimi dhe nuk i thotë gjërat në sy. Kjo mënyrë me krijuar trazira nuk të ndryshon nga të tjerët. Dhe kjo që i duket vetja sikur ça është.

Jetmir: Kam gjetur një situatë të rënduar dhe të pistë. Kam gjetur njerëz që nuk kishin komunikim. Duke qenë se gjeta një situatë të tillë, kam të drejtë të përdor të gjitha mënyrat që të kuptohem.

Egla: Hë mo më…

Ilnisa: Më erdhi mirë si erdhi në fillim, por po luan me fjalë kot më kot. Kur ti do të luash pas krahëve, ti kështu ke menduar të luash?

Egla: Ky person më ka ofenduar që në ditën e dytë, vepron pas dyerve. Ky ka mbaruar me BBV, ka dalë cullak. Ka marrë të gjithë vëmendjen e botës dhe të dalë

Romeo: Po bëni atë që ai pret që të bëni

Jetmir: Unë kam ndihmuar që Ilnisa të kalojë egon e saj personale, kam bërë të mundur të realizohet festa e 8 Marsit.

Romeo: Unë mendoj që Jetmir ka qenë i fortë 14 vjet më parë, tani është komentator, nuk bëhesh dot Shakohoxha. Erdhi do merrte deputetët e zonës dhe mblodhi vetëm Françeskën dhe Sarën. Jetmiri do koalicion.

Roza: E vlerësoj Jetmirin dhe frymën e tij në këtë shtëpi, të tundi dhe t’i shkundi themelet.

revista.one/