Bardhi: “Nëse familja s’është dakord…”/ Sara: Folëm deri në mëngjes, nëna është shumë mirë

Bardhi: “Nëse familja s’është dakord…”/ Sara: Folëm deri në mëngjes, nëna është shumë mirë

March 10, 2024 0

Bardhi ka dhënë intervistën e parë pas daljes së papritur nga Big Brother VIP.

Ai menjëherë sapo është larguar nga shtëpia dhe më pas nga studioja, është takuar me Sara Gjordenin, ku janë puthur dhe përqafuar.

Ish-banori u shpreh për Fan Club se do t’i vinte keq nëse familja e tij nuk do të ishte dakord me lidhjen që ai ka krijuar me Sarën.

“Unë nuk dola për Sarën dola për mamin dhe mezi pres që ta shoh. Përpara familjes nuk vjen asgjë tjetër. Do më vinte keq nëse familja nuk do të ishte dakord me lidhjen time me Sarën. Pres të takoj familjen se ende nuk di asgjë. Nëna është primare për momentin. Unë i qëndroj atyre gjërave që kam thënë brenda shtëpisë. Sara sapo dola më tha që duhet të jesh këtu dhe se të shkoj të takoj mamin. Më tha vetëm gjëra pozitive”, u shpreh Bardhi.

Gjatë intervistës artisti është parë i shqetësuar dhe në padurim për të shkruar pranë nënës së tij, e cila po përballet me probleme shëndetësore, shkaku që edhe Bardhi la shtëpinë e Big Brother VIP.

Dalja e papritur e Bardhit mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP solli një reagim edhe të Sarës jo vetëm në atë moment, por edhe gjatë ditës së sotme në Fan Club.

Ish-banorja e Big Brother VIP deklaroi se ka folur me Bardhin deri në orët e para të mëngjesit dhe se nëna e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera shtoi se me Jetmirin, menaxherin e artistit, ajo ka komunikuar ditëve të fundit vetëm për punë.

“Kemi qenë më në fund duke biseduar me Bardhin pa kamera dhe mikrofona. Kemi biseduar me telefon deri në orët e para të mëngjesit. Nëna e tij është shumë mirë nga gjendja shëndetësore. Shumë njerëz thonë që unë dje u nxitova dhe u shpreha në mënyrë të gabuar. Unë isha në dijeni më parë që Bardhi do ta linte shtëpinë e Big Brother VIP. 

Mendoj se nga stafi i tij i menaxhimit mund të kishte një menaxhim më të mirë të situatës. Përveç bardhit dhe familjes së tij nuk më intereson më asnjë palë e tretë. Unë me Jetmirin kam marrëdhënie neutrale dhe ditëve të fundit kemi folur vetëm për punë. Ai ka qenë një ndër njerëzit e parë që kam kontaktuar”, tha Sara.

Në lidhje me dyshimet që lindën mbrëmë nga Sara, gjatë deklaratës së papritur, duke se nuk janë pëlqyer nga opinionistja e Fan Club, Ina Kollçaku.

“Do të më kishte pëlqyer të mos reagoje në atë momente. Edhe sikur të ishe e bindur mund të mos flisje në aspektin televiziv. Mund ta lije të ndodhte, se sikur u bë pis, se personi i parë që hodhi dyshime ishe ti”, tha Ina Kollçaku.

revista.one/