Erjola shpërthen në lot: Gjithë jetën kam vuajtur, më shohin vetëm nga pamja

Erjola shpërthen në lot: Gjithë jetën kam vuajtur, më shohin vetëm nga pamja

March 11, 2024 0

Banoret e shtëpisë së Big Brother VIP, sot kanë lexuar komente për veten e tyre, të shkruara nga vetë ata.

Në një sfidë të Vëllait të Madh ata duhet të shkruanin komente për 3 ose 5 banorët e tjerë të shtëpisë, të cilat u lexuan dhe komentuan në sallon.

Erjola ka shpërthyer në lot, pasi është përballur me komente për pamjen, për të cilat i konsideron tendencioze.

Ajo u shpreh se ka vuajtur gjithmonë nga komentet seksiste vetëm për veshjen, por askush nuk e di vërtet se sa situata ka kaluar në jetë.

“Të prekin vetëm në moral. Kam gjithë jetën që përballem me komente seksiste. Vetëm sepse vishem dhe dal. Prekin vetëm në moral”, tha Erjola në lot.

Më pas në mbështetje i kanë ardhur Romeo dhe Juli, të cilët u munduan ta qetësojnë.

Romeo: Është pise ajo që e ka bërë

Juli: Qetësohu, janë disa pisa se ishin të shpërndara pyetjen. Ajo gjëra nxjerr ata keq, jo ty. Nuk ke pse sqaro njeri.

Erjola: Është shumë e shëmtuar, që sa herë e sa herë, në moral. Nuk i kam hyrë kujt në hak në këtë shtëpi. Nuk kam provokuar njeri, nuk kam tentuar. Është e shëmtuar, se flasin kështu vetëm nga pamja… Njerëz të shëmtuar. Kam ditëlindjen e babit më 14 mars, u kënaqa mbrëmë duke bërë ballokume, se kam festuar kurrë atë ditë. Nuk e dinë sa kemi vuajtur, si jemi, nuk dinë asgjë. Kam frikë të vishem e të dal se direkt me komente. Kam gjithë jetën që e vuaj këtë, të mos vishem e të mos dal.

Ndërsa një nga komentet për Heidin ishte: “Heidi, të qeshin sytë kur shikon Meritonin, me Romeon s’ta kam parë atë shikim.”

Heidi: Këto janë provokimet më të lodhura, unë me Meritonin jam grirë, është edhe shoku i Romeos.

Françeska: Mos e ke shkruar ti këtë Romeo? Për provokim?

Romeo: Aman se nuk kam pirë kafen e mëngjesit

Vesa: Kjo që e ka shkruar e shikon Meritonin vetë

Meritoni: Ti qenke çmendur, (i drejtohet Françeskës) si i thua Romoes ashtu?

Françeska: Ça do bëjmë tjetër, do i komentojmë

Komente të tjera ishin gjithashtu që “Romeo po viktimizohet” apo që “çifti janë aktorë të dobët.”

revista.one/