“Hodhe poshtë menaxherin”, Ronaldo sulmon Bardhin: Skenar për të shitur koncertet 

“Hodhe poshtë menaxherin”, Ronaldo sulmon Bardhin: Skenar për të shitur koncertet 

March 18, 2024 0

Ronaldo Sharka sulmoi ashpër Bardhin, duke e cilësuar situatën mes tij, Sarës dhe menaxherit të tij, Jetmirit, si skenar dhe të qëllimshëm. 

Sipas opinionit të “Fun Club”, treshja e ka bërë këtë zgjedhje për të qenë në qendër të vëmendjes, dhe si rezultat për të ndikuar në koncertet e këngëtarit, gjatë sezonit të verës.

Ronaldo e krahasoi lojën e ish-konkurrentit me atë të Luizit, fituesit të BBV2. “Unë nuk mendoj që Bardhi ka qenë një lojtar i dobët i shtëpisë. Unë Bardhin në këtë edicion e kam parë si një Luizinjo të Big Brother 3 duke ndjekur të gjitha strategjitë të mirëmenduara nga Bardhi. Lyerja e flokëve, gjetja e një partnereje shumë shpejt dhe një deklaratë që jashtë duhet vite dhe muaj për ta thënë siç i the ti Sarës ‘je nëna e fëmijëve të mi’. Unë mendoj që ti Bardhi e nxore Sarën nga shtëpia duke mos e ndaluar që të futet në banjo”, deklaroi ai.

Ronaldo: A ka të bëjë kjo me një skenar mes teje Sarës dhe Jetmirit për të shitur koncertet gjatë verës dhe klipet?

Bardhi: Jo, nuk e shpjegova pse nuk kam folur me Jetmirin, jam shumë mirënjohës për çfarë ka bërë me mua. Sarën nuk e kam ndaluar sepse ishim në një lojë, ajo donte me dëshirë dhe më ka thënë edhe më herët që do e fusë në banjo.

Ronaldo: Unë mendoj që është një skenar i mirëfilltë showbizz-i dhe bravo i qoftë.

revista.one/