Surpriza/ Gjyshja pajtohet me Françeskën pas hyrjes në BBV: Na bëre krenarë!
March 20, 2024Françeska ka rrëfyer marrëdhënien e saj të ngushtë me gjyshen, por edhe për djalin e vogël.
Banorja e Big Brother VIP, ka shpërthyer në lot teksa tregonte për jetën e saj.
“Në shtëpi ndodhemi në një situatë ku brenda një dite mund të kalosh shumë emocione dhe ndonjëherë ngarkesa e madhe dhe emocioni bëhen shumë. Por unë jam shumë mirë dhe të gjithë këtë dhimbje që kam, mundohem ta kthej në forcë”, tha Françeska.
Ajo tregoi se beremda në shtëpi ndihet e vetmuar dhe se i vjen keq që ka lënë djalin e vogël vetëm.
“Me thënë të drejtën ndihem shumë e vetmuar Ledion. Unë vij nga një familje dhe shtëpi me shumë dashuri dhe këtu kam gjetur vetëm shpatulla të kthyera që gjithë kohën më thonë ik. Ik andej, mos fol, ik, foli kjo, u fut si pykë… dhe mblidhen. Unë e kam thënë shpesh që nga ky format dua vetëm një gjë, që ta shijoj dhe as nuk e mendoj fare çmimin e madh. Dua ta shijoj dhe të përfitoj më të bukurën nga ky format. Dhimbja ime më e madhe ka qenë se kam lënë djalin tim të vockël jashtë”, u shpreh Françeska.
Më pas Françeska foli edhe për dashurinë e saj të madhe për gjyshrit, dhe se si ka përjetuar mungesën e tyre gjatë fëmijërisë së saj kur prindrit e linin vetëm në shtëpi së bashku me motrën për të shkuar në punë.
“Unë herën e parë që kam ardhur në Shqipëri ka qenë kur kam qenë adoleshente sepse nuk kemi pasur dokumenta. As dajat nuk ishin në Shqipëri dhe më dukej sikur gjyshrit ishin braktgisur nga ne. Mami dhe babi në Angli u është dashur të punonin gjatë gjithë kohës që ne të mbijetonim dhe gjithë kohën ne nalinin në shtëpi vetëm dhe unë gjithë kohën mendoja se sa mirë do të ishte të kishim nënën dhe gjyshin që të kujdeseshin për ne”, tha Françeska.
Ajo u surprizua nga gjyshja e saj, për të cilën mendonte nëse e kishte bërë krenare ose jo.
Refuzimi i gjyshes për hyrjen e Françeskës në Big Brother VIP, ka bërë që kjo e fundit të ketë shumë pikëpyetje në mendje.
Prime-n e sotëm ajo mori një përgjigje pozitive nga gjyshja.
”Na ke bërë shumë krenare”, u shpreh gjyshja e Françeskës.
revista.one/