Françeska qan me dënesë, bën gati valixhet të largohet nga BBV 3

Françeska qan me dënesë, bën gati valixhet të largohet nga BBV 3

March 27, 2024 0

Françeska është përfshirë në një debat me Ilnisën dhe Meritonin, ku është zhgënjyer shumë nga ky i fundit, të cilin e konsideronte si një njeri shumë të afërt.

Ajo bëri gati valixhet dhe shprehu dëshirën për të dalë nga BBV3. Ajo shprehe se “unë më mirë iki sonte nga shtëpia dhe nuk rri në një shtëpi me ju”.

Ka qenë Romeo, Rike dhe Jetmiri që e kanë ndaluar, ku ky i fundit shprehet se “çdo situatë që krijon në këtë shtëpi është veç për Françeskën, kështu që nuk mund të largohet nga kjo shtëpi”.

Nga ana tjetër , Ilnisa thotë se “ajo e ka bërë këtë veprim për të rënë në sy dhe po qante për arsye të tjera”.

Rike: O Frank ça po bën?

Françeska: Më lër rehat.

Meriton: Lëre të qetësohet.

Juli: Lëre të iki.

Jetmiri: Unë çdo dinamikë dhe situatë po e krijoj për ty dhe ti thua do iki, ku do vesh?

Françeska: Jam shumë e zhgënjyer.

Jetmiri: Do më lësh mua të bëj betejën për ty, ti rri shiko. Ti nuk do ikësh sot. Nuk është normale, ti s’mund të lësh këta njerëz dhe të të bullizojnë.

Françeska: Jam shumë e zhgënjyer, çdo person që unë kam afër, më del kështu.

“Jam e zhgënjyer…”. Julia e qetëson, Françeska në lot: “Të më bëj mua ai si gango”. Françeska debatoi me Meritonin dhe Ilnisën gjatë darkës. Ajo i tha Romeos të mos i fliste, ndërsa Ilnisa e shtyu lehtë kur kalonte pranë tavolinës dhe i tha: Ke ndonjë plan tjetër…?

Më herët, një dron për Françeskën dhe Meritonin ka ndezur diskutimet mes banorëve, të cilët kanë komentuar afrimitetin mes tyre.

Së pari, Françeska dhe Meritoni sqaruan se nuk kanë asnjë pëlqim, ndërsa Ilnisa tha se është modelja ajo që i është afruar moderatorit. Të kundërtën tha Françeska, sipas së cilës Meritoni i ka qëndruar pranë së fundi.

Meritoni: Duhet t’u vijë turp që e kalon në kah tjetër, se Françeska është e martuar dhe ka fëmijë. Unë e shoh shumë ndryshe. banorët u kënaqën që ne morën një dënim. Nuk shoh se duhet të rri me dikë tjetër përveç Ilnisës më shumë. Ne në mbrëmje rrimë më shumë, gjatë ditës jo.

Ilnisa: Ne nuk rrimë bashkë gjatë ditës, ky porositësi s’bën sens çfarë do të thotë.

Françeska: Në fakt, ishte Meritoni që ishte afruar me mua, se në fillim kemi pasur keqkuptime. S’kemi pasur pëlqim për njëri-tjetrin, por jemi afruar, kemi bërë disa biseda.

revista.one/