Do të prezantojë “BBV Kosova” me Luizin, Arbana ngre dyshimet
March 29, 2024Pas largimit nga Big Brother Vip Kosova në rrjet kanë nisur aludimet për projektet e ardhshme të moderatores Arbana Osmani. E ftuar në podcast me Mira Kazhinin, ajo u pyet për lajmin në rrjet se ajo bashkë me Luizin do të prezantojnë BBV.
Arbana Osmani do të prezantojë me Luiz Ejllin dhe Edi regjisor, Big Brother Vip Kosova, sezonin që vjen?
Arbana Osmani: Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.
Arbana Osmani nuk flet me Luiz Ejllin?
Arbana Osmani: Çdo konkurrent që është bërë pjesë e Big Brother Vip në mënyrë të veçantë vajzat, sepse vajzat janë ato që janë linçuar më tepër dhe vazhdojnë linçohen më tepër në këtë vend, ka respektin tim maksimal për kontributin që ka dhënë në atë format. Për guximin dhe për gjithçka që ka bërë dhe i ka dhënë suksesin programit. Kjo është një absurditet. Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, nga i pari tek i fundit, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve. Edhe të gjithë ma kanë këmbyer, kështu që ky është komenti im.
Në këtë intervistë të hapur dhe pa dorashka, Arbana shpjegon se si ka zgjedhur të fokusohet në atë që i sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore dhe sesi ka mësuar të shijojë çdo çast të prezentit. Ajo rrëfen për periudhat e ngjeshura në jetën e saj dhe vendimet për të ndjekur pasionet dhe qëndrimet më pranë fëmijëve të saj, duke shfaqur një lloj falënderimi për vëmendjen e publikut dhe mbështetjen e tyre.
Një pyetje që ngjall interes në intervistë është nëse Arbana do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel. “Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet.
Kur biseda arrin te pyetja se a ka kërkuar Arbana një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në Big Brother VIP Albania, ajo qeshi lehtë dhe tha: “Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër”, deklaron ajo. “Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”.
Arbana thekson gjithashtu se gjatë viteve të saj si moderatorë e Big Brother VIP Albania, ka mbetur besnike ndaj formatit dhe ndaj teleshikuesve që kanë ndjekur programin me ose pa të. Ajo ka folur gjithashtu edhe për raportin e saj me konkurrentët, veçanërisht me Luiz Ejllin, duke pohuar se ka respekt të thellë për guximin dhe kontributin e çdo pjesëmarrësi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në përfundim, Arbana sqaron pozicionin e saj për të jetuar të tashmen dhe të bërë atë që e bën të ndihet e përmbushur, një mesazh që ajo shpreson të frymëzojë edhe të tjerët që dëshirojnë të ndjekin ëndrrat dhe pasionet e tyre.
revista.one/