“Ata kanë shkelur rregullat…”/ Juli shpërthen ndaj produksionit të “Big Brother VIP”

“Ata kanë shkelur rregullat…”/ Juli shpërthen ndaj produksionit të “Big Brother VIP”

April 4, 2024 0

Julian Deda ka reaguar ashpër ndaj produksionit të “Big Brother VIP”, për shkak të mundësisë së dytë që iu dha Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit pasi u përjashtua një herë nga shtëpia. Pasi çifti dhe Egla Ceno thyen rregullat e spektaklit ku kjo e fundit i hodhi verë në kokë moderatorit, i cili u akuzua se e përndjekte vazhdimisht aktoren, “Vëllai i Madh” vendosi që t’iu japë edhe një mundësi duke i mbyllur të tre në një dhomë të bardhë, dhe duke lënë kështu në dorën e publikut fatin e tyre pasi është ai që do të shpëtojë dy nga konkurrentët.

Juli e cilësoi të padrejtë mundësinë e dytë që produksioni iu dha 3 banorëve, sepse sipas tij duke qenë se përndjekja e supozuar e Meritonit vendoset nga gjykata, pse duhet sërish publiku të vendosë për fatin e tij.

“Ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo përndjekja a ishte vepër penale, çfarë ka punë publiku të vendosë për një vepër penale, për një vepër që e vendosë gjykata”, tha Juli i acaruar.

Teksa produksioni shfaqi një klip ‘surprizë’ për banorët, ku këta të fundit mësuan se as Egla por dhe as çifti Meriton-Ilnisa nuk ishin eliminuar prej garës, Juli së bashku me disa prej banorëve ka komentuar për këtë faktorizim që sipas tij i është bërë tre të skualifikuarëve.

Teksa qëndronte orët e para të mëngjesit në oborr me Françeskën, Gracianon dhe Erjolën, Juli është dukur paksa ‘i nervozuar’ me produksionin teksa shprehet se është zhvlerësuar komplet zarfi i zi.

“Është zhvlerësuar zarfi i zi komplet sepse tani mund të merret dhe e kundërta që kjo ok po dola, e voto publiku. Çfarë është kjo? Sepse publiku voton gjithmonë mër vëlla. Logjika të bën kështu, nëse ata vijnë, kanë ndenjur në shtëpi, kanë kaluar nominime me atë sjellje do të thotë që me një sjellje tjetër, dalin për një javë. Kjo është logjika.

Atëherë i bie që këta janë gjykuar për këtë sjellje, ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo, përndjekja, si quhet ajo… A ishte vepër penale? Ç’punë ka publiku të vendosë për një vepër që e vendos Gjykata?”, ka thënë Jul Deda që në këtë moment u ndërpre nga produksioni.

Sipas tij tre të skualifikuarit të cilët momentalisht ndodhen në ‘Torturën e Bardhë’, janë fuqizuar dhe faktorizuar prej produksionit.

revista.one/