“I futi dorën poshtë batanijes”, Romeo i kthehet keq Liamit, e mbështet edhe Arbër Hajdari
April 10, 2024Skenari i Liamit dhe Jetmirit për të ngacmuar Heidin nuk është pritur aspak mirë dje nga Heidi, Romeo dhe opionionistët. “Heidi përdridhet kur kalon para meje”-ishte kjo deklarata e Liam që ndezi debate të forta sonte gjatë spektaklit të Big Brother Vip.
“Skenë e shëmtuar, nuk di çfarë fjale ti vendos. Jam e lumtur me reagimin e gocave përveç Françeskën. Ai burrë që nuk e mban dot përdredhjen të shkojë në banjë dhe të qajë”-tha Ori Nebiaj.
“Edhe kur i thua shife si ec, nuk kam parë ndonjë gjest te ecja e saj, më duket normale, prandaj se mendoj se është tendencioze. Bëhet fjalë për striptizëm, ai të tërhiqet sa të dojë sot”-tha Arbër Hajdari.
“Unë e pata për sfilatë, nuk thash gjë për të keqe”-tha Meritoni.
“Ky mllefi i Liamit më tmerron. Më e tmerrshme është ta mbështesësh këtë dhe ta justifikosh, kaq”-tha Heidi.
“Kemi dy maniakë në shtëpi”-tha Romeo.
Heidi: Janë dy maniakë
Arbër Hajdari: Ishte skenar i shëmtuar nga ana e Liamit.
Romeo: Mos më ngri i zërin, njeri i pështirë
Jetmir: Qepe, pusho!
Ori Nebiaj: Dua ta besoj që nuk ka qenë një skemë dashakeqe, realisht do ta kem ta pamundur ta besoj që ti je ky nivel. Ajo super goca e ka zberthyer skemën
Romeo: Unë kur shikoj atë gocën të ndryshur aty në divan nga këta të dy, nuk jam rehat fare
Ori: Këto situata që po diskutoni, janë situata i kemi përjetuar dhe sulmet na kanë ardhur me konotacione mos mu përdridh, secila nga ne e ka treguar vendin e vet, mos na ktheni pas në kohë me deklarata frikë, Heidi nuk trembët.
Liami dhe Jetmiri kanë krijuar një rreng për banorët në shtëpi, i cili u pasua nga një sërë situatash dhe debatesh. Së bashku banorët vendosën të krijonin një lojë duke hedhur në pishinë valixhet e banorëve.
Pas këtij momenti Liami ka tentuar të sqarojë akuzat se ka flirtuar me Heidin, duke hequr bluzën dhe zhveshur gjysmë lakuriq në kuzhinë apo bërë zemra asaj dhe Romeos. Sipas Liamit, këmisha nuk është hequr për një provokim, por pasi Heidi gjithmonë fshihet pas Romeos.
“Unë e them me qartësinë më të madhe nuk e kam hequr atë këmishën për një provokim pasi ajo gjithmonë fshihet pas Romeos dhe bën të njëjtën lojë që e kam parë nga fillimi i Bigut deri tani. Nuk është se me trupin tim të deformuar unë dua të imponojë Heidin apo t’i tregoj diçka. Heqja e bluzës është pjesë e lojës që unë e bëjë shpeshë. Kurse pjesa e zemrave ja kam bërë Romeos dhe Heidit që ti dhe ti të dy bashkë zemër. Ishte e qartë edhe në klip. Tjetër gjë s’di çtë them”- tha Liami.
Pjesë nga debati:
Ledioni: Ajo që pamë nuk e di çfarë emri ti vëmë?
Romeo: S’është normale, e shëmtuar. S’është në rregull, si të qetësohem?
Ledioni: Jetmir çfarë është ajo që pamë?
Jetmiri: Përmbledhja e episodeve të ndryshme që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën në një situatë. Ajo që kam folur unë me Rozën s’ka lidhje me këtë gjë.
Ledioni: Si s’ka lidhje kur ti thua ”po ndodhë” dhe Liami i bën zemra me dorë Heidit?
Jetmiri: Është një koicidencë mes pozicionit tim dhe të Liamit dhe është shumë bukur për të qenë e vërtetë. Ta sqaroj unë me detaje…
Romeo: O i pështirë, o njerëz të pështirë… I ka futur dorën poshtë batanijes sot. O qelbësira, burra qelbësira.
Liami: S’keni llogjikë s’keni. Jeni poshtë.
Ledioni: Liam dhe Jetmir në dhomën e rrëfimit. Kush po flirtonte Jetmir, kush është flirti më i ri i shtëpisë?
Jetmiri: Ajo është një tullumbace në ajër që unë dua ta bëjë për t’u afruar me Rozën, s’ka lidhje as me Romeon apo Heidin.
Ledioni: Pra t’i afrohesh me Rozën duke thënë një gënjeshtër.
Jetmiri: Hedh një shashkë… Janë situatë pas situate, të ndara nga njëra-tjetra. Situata e mbledhjes së peshqirave, unë dhe Liami kemi mbledhur iqos, kemi krijuar skemën e valixheve dhe është komplet tjetër si situatë nga kjo që kemi parë. Diskutimi ynë ishte lidhur me prenkun që do t’ju bënim banorëve ku Liami hodhi të gjitha valixhet e banorëve në pishinë.
Ledioni: Kë do të sqarosh ti?
Jetmiri: Kë të duash…
Ledioni: Momentin te kuzhina me prezencën e Heidit. Zemrat e Liamit ndaj Heidit, hedh fjalët që s’do ta marrë vesh Romeo dhe heq bluzën duke u zhveshur lakuriq.
Liami: Unë e them me qartësinë më të madhe se kam hequr atë këmishën për një provokim pasi ajo gjithmonë fshihet pas Romeos dhe bën të njëjtën lojë që e kam parë nga fillimi i Bigut deri tani. Nuk është se me trupin tim të deformuar unë dua të imponojë Heidin apo t’i tregoj diçka. Heqja e bluzës është pjesë e lojës që unë e bëjë shpesh. Kurse pjesa e zemrave ja kam bërë Romeos dhe Heidit që ti dhe ti të dy bashkë zemër. Ishte e qartë edhe në klip. Tjetër gjë s’di çtë them.
Ledioni: Ti ishe te kuzhina.
Liami: Po por janë dy sekuenca të ndryshme. Unë bluzën e hoqa kot për lojë, për ta provokuar, jo për të treguar deformimet e trupit tim.
Ledioni: Doje ta provokoje Heidin?
Liami: Po.
Ledioni: Ishte Heidi në dijeni për provokimin?
Liami: Jo.
Ledioni: Pse ti Jetmir, në dhomë të rrëfimit thua fjalë për fjalë që “më tha Liami ta fus në lojë dhe unë i solla Heidin”.
Jetmiri: Jo zotëri, unë se kam thënë në këtë formë dhe në këtë llojë konteksti.
Ledioni: Ne ashtu e pamë.
Jetmiri: Jo zotëri. Në atë lloj konteksti jo sepse duket sikur unë dua të krijojë situatë. Në këtë situatë ku ka qenë dhe Heidi, biseda ka vazhduar dhe Heidi më ka thënë që Liami dridhet kur është Romeo. Ka vazhdimësi situata… Heidi ka sjellë Romeon aty dhe ka thënë Jetmir, shikoje Liamin.
revista.one/