Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

April 17, 2024 0

Zërat rreth statusit të relacionit të aktores Egla Ceno, e njohur si një nga pretendetet kryesore në edicionin e sivjetshëm të “Big Brother Vip”, vijojnë të mbajnë vëmendjen e mediave dhe publikut.

Megjithëse aktorja ka deklaruar publikisht se është beqare, hulumtimet e bëra nga mediumet kanë gjetur prova që hedhin dyshime mbi këtë pretendim.

Sipas një raporti të publikuar nga Kryefjala, burime të qarta kanë nxjerrë në dritë një dokument nga regjistri elektronik që daton që nga viti 2008, dokument ky që përshkruan statusin e gjendjes civile të Eglës si të martuar me një person me emrin Françesko.

Nuk është bërë ende e qartë nëse aktorja vijon ose jo të mbajë këtë status martese, dhe Egla deri më tani nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar mbi të dhënat që kanë dalë në shesh.

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” ka qenë vëllai i Eglës, Beso Ceno. I pyetur lidhur me fjalët që kanë qarkulluar ditëve të fundit për jetën e saj private, ku thuhet se në gjendje civile është e martuar me një italian, vëllai i saj shprehet se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Beso: Nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt po nuk është e martuar, një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë unë e di që motrën e kam të pamartuar nuk e di si figuron në gjendje civile po e di që nuk është e martuar…

Paloma ish-banorja ka thënë se është e martuar me një italian me emrin Françesko.

Beso: Po është e saktë më kujtohet është një mik i ngusht në fillimet e saj kur ka filluar letrat … me sinqeritetin më të madh do ishte injorancë e madhe që vëllai nuk do dinte diçka… jemi njerëz të lirë të themi çfarë të duam.

revista.one/