“Më censuruan”/ Jetmiri sulmon sërish produksionin e Big Brother
April 21, 2024Pas largimit nga “Big Brother Vip”, spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Jetmiri duket se i ka shpallur “luftë” të hapur këtij formati dhe produksionit, ndaj të cilit ka vënë vazhdimisht në dyshim transparencën e tij. Në një video të postuar në rrjete sociale pas daljes ngë BBV, Jetmiri shprehet se i është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni. Siç shprehet ai, vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi pas një trysnie psikologjike nga produksioni i këtij formati.
“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në “Prime” e kaluar mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, tha Jetmiri.
revista.one/