U dashuruan në “Grande Fratello”, Massimiliano Varrese do takohet me Heidin në “BBV”?
April 26, 2024Heidi Baçi u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Italia”, ku pati një afermitet me aktorin Massimiliano Varrese, i cili është disa vite më i madh se ajo.
Familja e Heidit ishte kundër afermitetit të saj me aktorin, ndërsa pas vizitës së të atit konkurrentja u largua nga shtëpia, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
Pas daljes nga “Grande Fratello” Heidi u bë pjesë e “BBV” në Shqipëri, ndërsa tashmë është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuara të shtëpisë, për shkak të romancës me aktorin Romeo Veshaj dhe lojës së saj në këtë reality show.
Mirëpo së fundmi është vënë re që Massimiliano ndjek në Instagram faqen zyrtare të “TCH”, teksa të shumta janë aludimet e fansave se ai mund të futet në shtëpi për të sqaruar historinë e tyre.
Heidi Baci, e cila u largua nga ‘Grande Fratello’ pas takimit me babain e saj Gentin, është rikthyer në shtëpinë e famshme pas disa ditësh ku është përballur me aktorin, Massimiliano Varrese, me të cilin nisi një histori dashurie.
Rikthimi i saj këtë herë nuk ishte si banore por për të shpjeguar arsyet që e shtynë të largohej nga programi dhe raportin e saj me Massimilianon. Ajo i kërkoi Varreses mos të fliste më për të dhe babanë e saj dhe se nuk dëshironte që të mbante më kontakt me aktorin.
“Nuk më pëlqen sepse ai nuk e kuptoi ‘Jo’ që i thashë. Ky individ është një person shumë i hutuar, më herët foli për terror ndaj babait tim, tani ka thënë që e dua. I mungojnë shumë copa. E kuptova sa shumë më manipuloi. Tani kam shumë inat por jo ndaj dikujt por ndaj vetes. Ka vënë vazhdimisht vajzën e tij përballë meje duke më thënë se kam një vajzë dhe po mundohesha ta mbroja. Nëna ime përjetoi keq situata që nuk ishin normale”, tha ajo.
revista.one/