“Pinim kafe”, Nard Ndoka tregon për miqësinë me Eglën dhe Erjolën, dy banoret e Big Brother
April 26, 2024Ish deputeti Nard Ndoka, në një lidhje për “Shqipëria Live”, komentoi disa nga banorët e Big Brother Vip, ku tregoi se me dy prej tyre ndan edhe një miqësi.
“Kam një lloj miqësie me Erjolën dhe Eglën dhe kam pasur mundësinë ti njoh. Kam një konsideratë të veçantë për të dyja. Edhe brenda i kam ndjekur”, thotë Ndoka, i cili ka realizuar një foto së bashku me dy konkurrentet.
A janë mike ato të dyja?
“Jo nuk kanë pasur ndonjë miqësi, unë jam personazhi që i kam bashkuar për një foto. Kemi ndejtur disa herë. Kemi pirë kafe dhe kemi pasur dhe një lloj miqësie”, thotë ai.
Si lojtare Noka tregon se vlerëson më shumë Eglën. “Një personazh që po luan shumë mirë. Ndonjëherë del nga vetja sepse e kuptoj formatin, por ka fituar edhe simpati”, tregon ish-deputeti.
Ai thotë se ka një pakt me Julin, që para se të futen në shtëpi. “Egla shikoj që ka një pakt me Julin. Janë dy aktorë që kanë pasur një aleancë të fshehtë mes tyre. Është momenti final që janë kokë më kokë dhe kjo aleancë zbehet. Ata do ta godasin njëri tjetrin poshtë brezit.”
Ndërsa për jetën personale, shumë të komentuar të Eglës, Noka thotë se nuk ka dijeni, “por një tip si Egla nuk besoj që rri vetëm. Mund ta ketë një bashkëpunim ndërkombëtar”.
revista.one/