E mori në krahë dhe i preku të pasmet, Erjola Doçi nxehet me banorin e Big Brother

E mori në krahë dhe i preku të pasmet, Erjola Doçi nxehet me banorin e Big Brother

May 2, 2024 0

Moderatorja Erjola Doçi dhe Françeska Murati teksa po këndonin dhe kërcenin në verandën e “BBV” në një moment Graciano Tagani dhe Shkëlqim Bega i kanë hedhur në pishinë dy vajzat.

“Jo jo, të kam zemër”– tha Erjola duke bërtitur, ndërsa boksieri e kapi atë në krahë.

Në një moment moderatores i është çuar fustani dhe Çimi i ka prekur të pasmet duke tentuar që ta hedhë në pishinë konkurrenten.

Erjola është acaruar keq me djemtë, ndërsa doli nga pishina brenda pak sekondash.

Mes lotësh, Erjola shpërthen keq ndaj konkurrentit duke thënë që nuk dëshironte të futej në pishinë por vetëm të kërcente.

“Doja të kërceja dhe tani erdha të bëj dush. Doja të kërceja dreqin dhe tani të rri të bëj dush sërish dhe ta dalin brekët e mia në mes të Shqipërisë. Më mori në krah dhe m’i nxorri të gjitha jashtë”- tha ajo.

revista.one/