“Romeo ka ngacmuar Erjolën”, Graciano shkakton zemërimin e banores
May 8, 2024E papritur ishte deklarata e Gracianos gjatë spektaklit të sotëm, ku tha se Romeo e ka ngacmuar Erjolën dhe i kërkuar lidhje, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Kjo deklaratë është shoqëruar me debate të forta, ndërsa Erjola shpërtheu duke bërtitur dhe duke qarë, pasi tha se nuk është e vërtetë.
Romeo: E panë tani që paskam unë kimi me Erjolën, tani do thonë pse nuk reagon Heidi. Kam parë dashamirësine e Erjolës, dhe unë i kam ndejtur afër. Më duket tendencioze nga ana e Gracianos, Julit dhe Françeskës. Më thotë mua do të të hedh bombën.
Graciano: Duke e njohur Erjolën, shikoj që Romeo i bën sytë xixa dhe ishte duke parë ku ishte Erjola. E kam pyetur Erjolën çfarë po ndodh. Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. Nga gjestet që ju dhatë, Heidit nuk i plas fare, këtë ta vërtetojë Erjola. A je ti që e ke pasur fiksim duke i çuar mesazhe dhe ta ka lënë ‘seen’. I ka kërkuar lidhje.
Erjola: Seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë?
Graciano: Më shiko në sy dhe bëhu burrneshë. E di situatën. Më ke thënë mos e hap si muhabet, ty të intereson për lojë.
Erjola: E kam me sportivitet, çuni huaj ka të dashurën këtu brenda dhe dy javë para finales dalin këto muhabete. Nuk ka pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer dhe ka 4 ditë që injoroj provokimet. Me djalin e huaj s’kam pas afrimitet.
Romeo: E ke nga vemja, qetësohu, a je e qetë me veten tënde pse prekesh?
Lidhur me këtë Erjola i ka thënë Julit se “në kohën kur dhunohej nga ish-partneri, Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe e dëgjonte kur e rrihte, e madje i thoshte nëse ka nevojë për ndihmë”.
“O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot”, tha ajo duke ulëritur, ndërsa u shpreh për Gracianon: “Ai më vjen e bën shantazh e presion”.
Erjola Doçi ka lënë të nënkuptohet se balerini ka qenë dëshmitar i dhunës që ajo ka përjetuar në duart e ish të dashurit.
“E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë”, rrëfeu moderatorja.
Erjola Doçi: Nuk më intereson më asgjë, para fytyrës tënde. Kam 4 ditë me këtë muhabet, për shpirt të babit s’më intereson më kjo gjë. O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot.
Dhe ai më vjen e bën shantazh e presion. E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë. Familja ime duke dëgjuar këto gjëra. Ju q*fsha finale. Më lini!
revista.one/