Egla Ceno shpërthen keq ndaj Meriton Mjekiqit: Më ke ngacmuar s*ksualisht
May 8, 2024Aktorja Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në “BBV”, ku shkak është bërë një banane që moderatori i dha aktores.
Ndonëse Egla i tha që sapo e ka ngrënë, Meritoni ia afroi asaj te divani, veprim ky që u cilësua nga konkurrentja ngacmim seksual .
“Është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon” – i tha Ega, megjithëse sipas Meritonit veprimi nuk ishte tendencioz.
“Debil mos ma afro mua te kellqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah” – vazhdoi aktorja e acaruar me moderatorin, ndërsa tha që do të ndalojë së thënuri që nënës së tij i vjen marre që djali i saj bën këto veprime vetëm nëse ai ndalon së ngacmuari seksualisht.
Pjesë nga debati:
Meritoni: A do banane?
Egla: Faleminderit po e hëngra
Meritoni ia afron bananen aktores te divani
Egla: Mos ma afro mua në mënyrë tendencioze
Meritoni: S’ka tendencioze këtu. Bananja është banane
Egla: Jo zemra është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon duke më afruar bananen e zhveshur këtu.
Meritoni: Normal
Egla: Ik more haje atë banane. Debil mos ma afro mua te këllqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah. Të zënt syrin, është ushqim po të them.
Egla: Kur ti të ndalosh së më ngacuari me konotacione seksuale të cilën e bëre edhe me banane…
Meritoni: Unë ty të ngacmoj?!
Egla: Kur ti të ndalosh së më ngacuari seksualisht është do të stopoj së thëni që nënës tënde i vjen turp nga mënyra sesi ti po legenizohesh në këtë shtëpi
Meritoni: I vjen turp pas gjithë asaj që unë të kam respektuar?
Egla: Po, nënës tënde i vjen turp për ty
Meritoni: Kam dalë nga dhoma edhe me ndërruar tutat.
revista.one/