Çfarë mendon Françeska se do të bëjë Erjola për t’i shpëtuar televotimit?

Çfarë mendon Françeska se do të bëjë Erjola për t’i shpëtuar televotimit?

May 9, 2024 0

Françeska ka biseduar me Gracianon lidhur me televotimin e kësaj jave, ku është shprehur se Erjola është më e rrezikuara.

Kjo pas historisë që Graciano tregoi në lidhje me mesazhet e Romeos, ‘skemës’ së tyre, për Françeskën asaj i ka mbetur vetë të ndajë çiftin sepse sipas saj publiku nuk e do më brenda shtëpisë.

“Pas gjithë këtyre ti mendon se publikut i intereson ta mbajë brenda? Jemi në fund, është zbardhur çfarë ishte për t’u zbardhur. Ku do shkojë më shumë Erjola? Veç të ndajë çiftin i ka ngelur i bie…”-u shpreh Françeska.

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’.

Ndërkohë Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.

Kjo temë është diskutuar me disa përballje edhe mes Gracianos dhe Erjolës, i cili tregon se ajo ia ka thënë me gojën e saj, por ajo e mohon.

Graciano: Ma ke thënë me gojën tënde nuk kam nevojë të vërtetojë gjë.

Erjola: A më thua mashtruese.

Graciano: Ashtu je.

Erjola: Më lërë pra.

Graciano: Ma ka thënë mo lali.

revista.one/