Big Brother mashtron? Ermal Mamaqi: Nuk kam çuar mesazh për Heidi Bacin!

Big Brother mashtron? Ermal Mamaqi: Nuk kam çuar mesazh për Heidi Bacin!

May 11, 2024 0

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, Ermal Mamaqi ka folur gjerë e gjatë rreth gjithë kësaj situate teksa thekson se nuk ka qenë ai që e ka shkruajtur atë mesazh, pavarsisht se ai e ka deklaruar më parë që ka një pëlqim ndaj Heidit si lojtare.

Duke nisur nga mesazhi i ardhur në “Big Love”, reagimi i Julit, pëlqimi i tij Ermalit ndaj Heidit dhe vërejtje për produksionin, ja çfarë thotë ai:

“Shoh që kisha shkruajtur mesazh në “BBV3” për Heidin, o zot i madh! Nuk di çfarë të them. Nuk është e vërtetë! Dhe tani kam një sqarim për të gjithë ata që janë acaruar, sidomos për produksionin, kam një vërejtje për produksionin, e para atë mesazh nuk e kam shkruajtur unë.

O Ledion, çfarë bëhet kështu? Ore po ma ke numrin, merr në telefon, a je ti, a s’je ti? Kishte gjëra të vërteta me thënë të drejtën tek ai mesazh sepse siç e dini unë mbështes Heidin. Por dua të korrigjoj një pjesë të mesazhit që thoshte se Heidi na bën për të qeshur më shumë se kolegët humoristë. JO! Edhe sikur ta mendoja këtë nuk do ta thoja si do që të ishte marrëdhënia ime me kolegët e sidomos tani që ata janë në garë. Ndërsa për sa i përket Julit unë dua ta shikoj në finale atë. Është një artist që ka dhënë shumë për publikun mua personalisht më ka bërë të qaj ama mua më pëlqen Heidi çfarë problemi keni?

Sepse ajo qesh… dhe unë i dua njerëzit që qeshin! Më pëlqen shumë kur e shikoj Heidin me Romeon. Janë shumë të bukur bashkë! Dhe jam me Heidin se shumica e banorëve aty kanë qenë kolegë të mitë dhe nuk dua t’i mbaj krahun askujt që të mos kemi hatërmbetje. Më vjen keq që ndodhi kështu dhe Juli u mërzit. Dhe unë do të isha mërzitur por nuk do të kisha shkuar deri në atë pjesë sa të flisja gjëra të këqija dhe të pavërteta për njerëzit që janë jashtë. Por nuk jemi të njejtë, duhet ta kuptoni që shpesh kolegët nuk janë miq por armiq. Të gjithë aty janë kolegët e mi të respektuar dhe po i shohim të gjithë se sa pozitiv janë. Vërejtje për produksionin! Për njerëzit publik kontrolloni vërtetësinë e identitetit!

Dy ditë më parë, produksioni mblodhi të gjithë banorët e “BBV3” në living teksa shijuan disa mesazhe të ardhura për ta në “Big Love”.

Një mesazh i ardhur në emër të aktorit të njohur Ermal Mamaqi bëri një “lëmsh” në shtëpi. Ai shkruante se Heidi është një super vajzë, me një theks të veçantë dhe se e bën për të qeshur më shumë se disa kolegë të tij humoristë, duke shigjetuar kështu Julin.

Pas kësaj, Juli nuk e ka pritur mirë thumbin e ardhur prej Ermalit dhe nisi të rrëfejë histori se si marrëdhënia e tij dhe e aktorit është prishur.

Kujtojmë se ky është rast i përsëritur, kur në Big Brother lexohen mesazhe të pavërteta!

revista.one/