“U zhgënjeva nga miqtë me lekë”/ Roza Lati: Ku ishin ata që hapen… S’më dërguan asnjë dron
May 18, 2024Roza Lati ka treguar se është zhgënjyer shumë nga disa prej miqve të saj që ka pasur para se të futet në Big Brother.
Ajo ka rrëfyer këtë mbrëmje në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, se ka pritur që nga miqtë e saj “me lekë” ka pritur të paktën një dron, ose një telefonatë nënës së saj për ta pyetur nëse kishte nevojë për diçka.
“Jam shumë e zhgënjyer nga miqtë e mi me lekë, që hapen… Si nuk më çuan një dron? Si nuk e morën ne telefon Ritën ta pyesin nëse i duhet gjë”, u shpreh ajo.
Roza ka rrëfyer se një ndër momentet më të vështira ka qenë situata me Meritonin dhe djalin e tij, një situatë që e bëri banoren ta përjetojë shumë keq dhe madje kishte menduar edhe largimin përfundimtar nga “reality show”.
“Momenti i vështirë për mua ishte situata me Meritonin. Bora, unë jam anëtare nderi e Shoqatës së Jetimëve, unë e kam zemrën shumë të madhe për fëmijët, për jetimët, bëj shumë, kam bërë shumë. Dhe unë në Big Brother të përplasesha me një të vërtetë të tillë, m’u shemb bota.
U ndjeva shumë keq. Nuk di nëse e keni parë atë prime. Ngrihesha nga divani, shkoja në dhomë dhe qaja fshehurazi. Më mbytën lotët e mia. Ka qenë një pikë në lojën e Big Brother që edhe kam dashur të shkëputem“, shprehet Roza.
revista.one/