Françeska Murati eliminohet në Big Brother: Super krenare që mbërrita deri këtu

Françeska Murati eliminohet në Big Brother: Super krenare që mbërrita deri këtu

May 19, 2024 0

Françeska Murati i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother, duke u larguar nga shtëpia më e famshme një javë para finales së madhe.

Me t’u përshëndetur me banorët, Françeska për t’i qetësuar tha se: Mos bëni si të mërzitur tani sepse u kam përgatitur gjithë ditën.

Duke uruar që të fitojë më i miri, miss-i është larguar nga dera e kuqe. Gjatë intervistës në studio, Françeska është shprehur se loja agresive ishte e vetmja mënyrë që të mbijetonte pas bllokut që i kishin bërë në shtëpi dhe se nuk priste që në këtë rrugëtim të shkonte kaq larg, deri në gjysmëfinale. E pyetur se kush e fiton Big Brother, Françeska tha se Juli.

Françeska: Unë e di se që në fillim ndoshta kam bërë një lojë pak agresive, por duke qenë se kam hyrë me vonesë ishte e vetmja mënyrë që të… Këtë javë kam dashur të tregojë Françeskën e vërtetë, sikurse jam në përditshmëri dhe jam super super kënaqur. U falenderoj ju që na keni ndenjur sipër kokës.

Unë në këtë rrugëtim nuk kam pritur të shkoja kaq larg, unë maksimumi do haja prillin dhe do dilja.

Ledioni: Po ti hëngre prillin, majin…

Françeska: Pikërisht.  Jam shumë, shumë e lumtur. Fakti që mbërrita deri në këtë pikë jam shumë krenare, shumë e lumtur dhe e kam shijuar jashtëzakonisht shumë. Faleminderit të gjithëve dhe të gjithë banorët që ma kanë bërë eksperiencën të bukur, ju dua shumë të gjithëve. Pavarëshisht që kemi pasur gjithë ato debate dhe sherre shpresoj që tani që jemi jashtë t’i…

Ledioni: Gazi, çfarë halli ke Gazi?

Gazi: Doja t’i thoja Françeskës vetëm një gjë që më ka mbetur peng; është missi më i bukur që kam njohur ndonjëherë.

Françeska: Faleminderit shumë Gazi. Pra nuk qënkam miss shkalla…

Ledioni: Pra që të kuptojmë, Françeska është kjo e 4 ditëve të fundit?

Fran֛eska: Po.

Ledioni: Ajo pjesa tjetër ekziston, por që del në rrethana… Në trysni e sipër…

Françeska: Ajo është Françeska që ka qenë në lojë. Në situatën që u përballa, në situatën që ishte aktuale në shtëpi, pra ose do të përshtateshe ose do dilje.

Arbri: Kush e fiton Big Brother?

Françeska: Unë personalisht shoh ‘kokë më kokë’ Julin dhe Eglën. Por me dëshirë të madhe po them që e fiton Julian Deda.

revista.one/