Meritoni dhe Romeo shprehin dëshirën të kenë bebushë me partneret

Meritoni dhe Romeo shprehin dëshirën të kenë bebushë me partneret

May 20, 2024 0

Finalistët e BBV3 kanë zhvilluar nga një intervistë me dy moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro të cilat hynë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

 Për “Big Brother Live nga Shtëpia” në Top Albania Radio Meritoni ka folur për dashurinë që ndjen për Ilnisën, të cilën e konsideron një njeri të rëndësishëm në jetën e tij dhe tregon se u lëndua shumë kur ajo u largua nga shtëpia.

A ishte e parashikuar një lidhje në BBV para se të hyje?

Meriton: Para se të hyj këtu, më thoshte një shok do lidhesh, do lidhesh, i thoja po ik oreee, jo se nuk lidhem..

Si e fitoi Ilnisa dashurinë tënde?

Merioni: E dua për femrën që është, për nënën, për shpirtin, talentin dhe për dashurinë që më ka dhënë dhe i kam dhënë, thosha a ka mundësi njeri me u dashuru kaq shumë.

Me ikjen e Ilnisës u lëndova, ishte dhoma e bardhë një përjetim tjetër nga çifti në suitë, ishte Egla aty, për mua ishte një lojë e Eglës për me na fut atje dhe që njëri prej nesh të linte shtëpinë. Koha kur Ledioni mori zarfin dhe lexoi emrin e Ilnisës, unë u ula s’ kisha dëshirën me u çu me u ngrit, me vazhdu. Mendoj për një bebush, fejesë martesë jashtë.

Romeo Veshaj është pyetur se si do vazhdojë marrëdhënia e tij me Heidin jashtë.

Ai u shpreh se do donte dhe një bebe pasi të dilnin jashtë.

Elona: Do dilni jashtë shtëpisë, çfarë do bëni?

Romeo: Nuk ua them njëherë se çfarë do bëjmë, nuk kam plane, e kam qejf një bebe, do ma gëzonte zemrën një fëmijë, përveç dashurisë që kam për Heidin do e doja një fëmijë, kam kaluar disa etapa në jetë. Dua të gëzoj mamin, babin, dua t’i shoh me një nipçe ose mbesë në krahë, me personin e duhur në krahë është akoma më e bukur.

Jonida: A mendon se do ishe në finale edhe pa romancën me Heidin?

Romeo: Mendoj se po, kam pas debate të forta me gjithsecilin, Egla më ka lënduar më shumë, nuk di të ndalojë, po flas për familjen, njeriun e dashur që kam këtu afër, Heidin. Edhe Graciano ka kaluar limitet, Juli…

revista.one/