“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin”- Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin”- Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

May 20, 2024 0

Aktori shkodran Julian Deda mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste brenda “Big Brother VIP”, ndër të tjera ka folur edhe për fituesin e edicionit të dytë Luiz Ejlli.

Gjatë qëndrimit në këtë reality shoë, këngëtari shkodran u njoh dhe u dashurua brenda shtëpisë me Kiara Titon, të cilës i propozoi për martesë në “BBV”.

Sipas aktorit Luizi i ka propozuar Kiarës me tekstin e tij “Moj Juliet… unë do të djeg Shkodrën…”.

Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”– tha Juli.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë këngëtari, duke ironizuar Julin mbi autorësinë e tekstit.

“Teksti është i Sander Ruçit po nejse”- ka shkruar këngëtari.