“Holauskët”, Valbona Mhilli dhe Ermal Qori pushohen nga RTSH pas gafës

“Holauskët”, Valbona Mhilli dhe Ermal Qori pushohen nga RTSH pas gafës

May 21, 2024 0

Emisioni ‘Mirmëngjes Shqipëri’, i cili moderohet nga Valbona Mhilli dhe Ermal Qori nuk vijoi transmentimin sot në mëngjes si çdo ditë tjetër. Burime për ‘IconStyle’ bëjnë të ditur se kjo ka ndodhur pasi Valbona dhe Ermali janë pushuar nga puna. Po ashtu, burime të afërta tona, tregojnë se nga RTSH së fundmi janë bërë dhe shumë pushime të tjera, mes tyre edhe dy moderatorët.

Arsyet e largimit të tyre nga ky program ende nuk dihen, mirëpo duhet t’ju kujtojmë se së fundmi, në rrjet janë bërë virale disa pjesëza nga emisioni i tyre i cili nis që në orën 06:00 të mëngjesit.

“Holauskët” është shqiptimi që Valbona bëri për holokaustët, moment ky që u bë viral dhe u komentua (për keq) nga njerëzit.

Nuk dihet nëse këto gafa janë bërë arsye për largimin e tyre nga programi dhe RTSH.

revista.one/