Juli: Ilnisa ishte lojtarja më e fortë, do të na kishte nxjerrë të gjithëve, por zarfi…

Juli: Ilnisa ishte lojtarja më e fortë, do të na kishte nxjerrë të gjithëve, por zarfi…

May 22, 2024 0

Finalistët janë vënë sot përballë pyetjeve të të ftuarve specialë në BBV, opinionistët e Fan Club dhe moderatorë të tjerë të emisioneve në TCH. Të pyetur nga Ina Kollçaku se cili është kundërshtari që mund t’i kishte nxjerrë nga shtëpia? Romeo u përgjigj, Donaldi duke shmangur pyetjen për banorët e tjerë të këtij sezoni të BBV. Juli tha se Ilnisa ishte më e forta. Ndërsa Meritoni gjithashtu përmendi emrin e të dashurës së tij, Ilnisës.

Ina: Cili është ai kundërshtar që mund t’u kishte nxjerrë nga shtëpia?

Romeo: Unë mendoj se konkurrenti i vetëm që do më nxirrte mua nga kjo shtëpi do të ishte Donaldi sepse mendoj se ka qenë shumë herë më i zoti se mua.

Juli: …Edhe Ilnisa. Për të do kisha thënë që është një lojtare shumë e fortë, nëse ajo nuk do e flinte mendjen që kishte disa të tjerë që donin të dilnin përpara saj. E uli ritmin dhe zarfi i zi erdhi papritur

Ilnisa është lojtarja më e fortë. Do na kishte nxjerrë të gjithëve.

Meritoni: Ilnisa është lojtarja më e fortë. Do na kishte nxjerrë të gjithëve.

Kjo nuk është hera e parë që Julian Deda vlerëson Ilnisa Agollin. Më herët aktori është shprehur se nëse Ilnisa nuk do të ishte lidhur me Meritonin dhe do të vazhdonte të luante njësoj sikur në fillim të formatit, ajjo jo vetëm që do të ishte pjesë e garës, por aktorja Egla Ceno do të ishte jashtë shtëpisë.

“Po të mos lidhej Ilnisa, po të vazhdonte me atë llogjikën e fillimit, sot Egla do të ishte jashtë. Do të kishte dalë Egla me kohë!”- është shprehur Juli.

revista.one/