Hedhin para në ajër, vëllezërit e Eglës festojnë si të “çmendur” fitoren 

Hedhin para në ajër, vëllezërit e Eglës festojnë si të “çmendur” fitoren 

May 27, 2024 0

Egla Ceno e cila është fituese e Big Brother VIP 3, gjatë gjithë rrugëtimit të saj është dukur se nuk ka një mbështetje të madhe nga të afërmit siç kanë pasur konkurrentët e tjerë, kjo ndoshta për shkak se vëllezërit e saj jetojnë jashtë shtetit.

Së fundmi, pasi u shpall fituese, Egla ka ndarë një video në Instagram, ku shihen dy vëllezërit e saj të festonin si të “çmendur”, kur Ledioni tha emrin e Eglës si fituesen e këtij edicioni.

Ata hidhen përpjetë nga gëzimi, brohorasin, hedhin para në ajër dhe përqafohen me njëri-tjetrin. Një reagim ky, ku tregon dashurinë e madhe që vëllezërit ndjejnë për motrën e tyre.

Në videon e vëllezërve që jetojnë jashtë Shqipërisë, Egla shkruan: Kush ka vëllezër, botën ka.

revista.one/