“Si nuk i ruajta ato mbathje?!” Jul Deda sqaron pikënisjen e sherrit me Eglën

“Si nuk i ruajta ato mbathje?!” Jul Deda sqaron pikënisjen e sherrit me Eglën

May 31, 2024 0

Në javët e para të “Big Brother VIP 3” Juli dhe Egla kanë pasur debatin e tyre për “mbathjet”.

Juli sapo mbaroi spektakli, hoqi menjëherë pantallonat e veshura dhe doli vetëm me të brendshme. Kjo nuk u prit mirë nga Egla e cila filloi një debat të fortë me të. I ftuar në “ Ftesë në 5” aktori ka sqaruar se si ka ndodhur ky debat.

Bieta Sulo: Gara e fortë deri në fund me Eglën, me personazhin ku ka qenë edhe debati i parë mes juve të dyve që ditën e parë, ku që në ditën e parë u mendua për një aleancë. Sollët skenën e “mbathjeve”.

Jul Deda: Si nuk i ruajta ato mbathje ta kishim mbyllur me atë skenë sepse gjynah mos ta mbyllnim. Mi solli Visiani me Cubin.

Bieta Sulo: Ju vutë bast, në qoftë se do të shkoni të dy me Eglën do i vishnit. Pse nuk i veshët?

Jul Deda: Sepse ishte gabimi im, nuk e dija ku i kisha lënë ato të gjatat, kurse Egla i dinte ku i kishte lënë “Mercedeskat”.

Bieta Sulo: S’para i humbin gocave kollaj (qesh).

Jul Deda: Kjo skena është bërë para nja 6 vitesh. Këtë unë nuk e mbaja mend, e dija që ishte Egla tek neve, por nuk mbaja mend skeçin. Në qoftë se e ka mbajtur mend Egla dhe e ka futur, nuk di ta them as këtë, por nuk e besoj. Debati i parë ka qenë për mbathjet shikoni t’ju tregoj se si u fut Egla në lojë që në sekondën 1. Unë kam një problem në jetën time, nuk i duroj dot kostumet dhe atë ditë jam futur tek dhoma e rrëfimit atë natën e Prime, ndenja nja dy orë, pastaj filloi spektaklit, nja 6 orë spektakël e kështu me radhë, hëngrën dhe darkën, u fikën dhe dritat e dhomës së gjumit dhe thashë po i heq dhe pa hequr xhaketën, kam hequr pantallonat edhe dola në mbathjet e mia që mi kishte dhënë gruaja, më kishte thënë vish këto se s’janë të grisura (qesh). Kam patur dhe një palë me yje e ja jepja Merit për të parë horoskopin dhe shikonte Virgjëreshën Meri aty.

revista.one/