Sara Hoxha, film të ri me të bijën, flet edhe për Ledrin: Pro rikthimit, shumë e vështirë…
June 1, 2024Sara Hoxha, e ftuar në “Cherry on Top”, foli sërish për raportin e saj me Ledri Vulën, me të cilin ka edhe një vajzë, Poem.
Dyshja kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes, për të cilët shpesh është ngritur pyetja se a janë bashkë, apo janë të ndarë.
E pyetur nga Bora Zemani se si qëndron e vërteta, Sara zgjodhi të mos thotë diçka konkrete, duke i lënë sërish ndjekësit në dilemë.
“Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfardo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka të marrim dhe ne të marrim vesh çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash”, thotë ajo.
Fituesja e DWTS dha edhe një mesazh për nënat single, ku shprehet se e di mirë se si është të rrisësh një fëmijë pa partnerin.
“Mamatë single janë heroina sepse është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, por kemi prindërit, për të cilët jam falënderuese”, u shpreh ajo.
Sara, e cila përflitet se është ndarë nga babai i fëmijës së saj Ledri Vula tha se beson tek rikthimet, ndësa Bora, e cila është në një lidhje me Donald Veshajn, e quajti rikthimin me si ti më të fuqishëm se fillimi
Bora: Çfarë mendon për rikthimet?
Sara: Për mua ti je shembulli më i mirë i rikthimit dhe nuk kam çfarë them fare.
Bora: Mendoja që nuk besoja, por më ndodhi dhe rikthimi ishte më i fuqishëm se fillimi.
Sara: Patjetër, sepse të bën më të fortë besoj.
Sara Hoxha zbuloi se do të jetë aktore i një filmi të ri në “Top Channel Film”, që do të vijë së shpejti.
Bashkë me të, pjesë e filmit do të jetë edhe vajza e saj dhe e Ledri Vulës, Poem. Filmi, tregon Sara, është i ndërtuar bazuar në një histori të vërtetë, për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, që mori disa jetë.
“Një histori e bazuar në një ngjarje të vërtetë, ka të bëjë me tërmetin që ra vite më parë në Shqipëri. Është një film ndryshe nga “në kuadër të dashurisë”, më i vështirë dhe kushtet që ishin. Kemi xhiruar për tre ditë të tëra atje. Jam kurioze ta shoh veten se nuk e kam parë. Kam qenë në Kosovë kur ra tërmeti, familja ime ishte këtu. Ishte ankth, mund të futeshe në atë rol. Do jetë një film që shqiptarët do i prekë shumë”, tregon Sara.
revista.one/