Momenti kur e arrestuan në BBV, Liami zbulon se mund të ishte shmangur…

Momenti kur e arrestuan në BBV, Liami zbulon se mund të ishte shmangur…

June 2, 2024 0

Liam Mandiaro, në një intervistë për “S’e Luan Topi”, rrëfeu ndjesitë e arrestimit të beftë, vetëm pak orë pasi ishte bërë pjesë e “Big Brother VIP”.

Ish-banori përshkroi si eksperiencën më të keqe ndalimin nga policia brenda shtëpisë më të famshme, ndërsa u shpreh se zgjidhja situata mund të menaxhohej krejt ndryshe.

“Në këtë format, nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë, që një person të futet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë dhe të merret pas 24 orësh dhe të dërgoj diku tjetër. Kur, mendoj unë, mund të kishte pasur edhe alternativa të tjera, por sikurse thonë, kur të vijnë mend, nuk t’i hanë as qentë. Unë nuk kam qenë në dijeni për asgjë.

Unë kuptova që çdokush mund të shkojë në burg, jo vetëm unë. Ndjesi e keqe është”.

Liami ka treguar periudhën e vështirë pasi doli nga koma nga aksidenti me makinë që bëri me kolegen e tij.

Pas 16 muaj në koma, Liami përjetoi një depresion të thellë, ku rrinte mbyllur në shtëpi, vetëm hante dhe pinte alkool.

Liam Mandiaro: Ka qenë një periudhë depresive, punën e humba, çdo gjë e humba pas aksidentit dhe ishte një investim për ta filluar çdo gjë nga fillimi.  Nuk doja të flisja me njeri, rrija vetëm në shtëpi, shikoja filma, haja, pija dhe u shëndosha. Po e kalova.

Erjona Rusi: Si ia dole? Një ditë u çova në mëngjes dhe thashë “dëgjo o trap, çohu se le kokrrën e namit, mbush një CV, vazhdo jetën, ec përpara, çfarë ka ndodhur ka ndodhur, lere alkoolin e kështu dhe vazhdova përpara. Fillova punë, mora një shtëpi me qira dhe vazhdova para dhe ja ku jam. Shoku im më i ngushtë ka qenë uiski në atë kohë.

revista.one/