“Jam Mozziku unë, o budallenj”, reperi: Ju pafsha aty ku…

“Jam Mozziku unë, o budallenj”, reperi: Ju pafsha aty ku…

June 14, 2024 0

Reperi i njohur Mozzik, i cili është gati të hedhë në treg albumin e tij të ri me 20 këngë dhe 20 klipe bashkëngjitur, dhe ka shfrytëzuar këtë moment të rëndësishëm për të ngjallur diskutime në skenën e estradës. Duket se rep-artisti nuk ka ndërmend të qëndrojë në hije, pasi ka zgjedhur të bëjë disa komente thumbuese në InstaStory.

Më së pari, ai ka hedhur një vetëpërshkrim të mbushur me vetëbesim, duke shkruar: “Jam Mozziku unë o budallenj”, e cila është një frazë e ngjashme me atë të Bill Klinton.

Në një postim vijues, Mozzik ka lënë të kuptohet se ndjen se nuk është vlerësuar sa duhet nga kolegët e tij në industrinë e muzikës, duke shtuar një dozë kurioziteti me pyetjen: “A mundeni të ma gjeni ndonjë artist në estradë që u pyet ndonjëherë në ndonjë emision apo intervistë ‘Çfarë mendimi keni për Mozzik’, shumë jam kureshtar, apo s’ka hiç”.

“A unë gjithmonë ju kam përmendur, e ju kam lëvduar. A e dini pse? Se s’ju frikohem suksesit. Ju pafsha aty ku doni me m’pa. Respekte kolegë”, shkroi reperi ferizajas në InstaStory.

Ky lloj qëndrimi nga një reper si Mozzik, i njohur për hite të mëdha si “Kuku” dhe “Madonna”, nuk është diçka e re në botën e hip-hopit, ku sfidat dhe deklaratat e guximshme janë pothuajse po aq të rëndësishme sa vetë muzika.

Sidoqoftë, këto lëvizje mund të krijojnë një dinamikë interesante në industrinë muzikore, duke shtuar pritshmëritë për albumin e ri dhe për reagimet e mundshme nga kolegët e tij artistë.

Ndërkohë, reperi ka zgjedhur një mënyrë unike për të festuar ditën e publikimit të albumit të tij të ri: ai ka ndarë me botën një mini-dokumentar ku familjarët e tij më të dashur flasin për atë që ai përfaqëson për ta. Me anë të një postimi në Instagram, artisti ka zbuluar përvoja dhe momente të rralla familjare, duke sjellë në dritë më tepër se vetëm fytyrën e njohur publike të Mozzik.

Në këtë dokumentar të shkurtër, të postuar në llogarinë e tij zyrtare, shfaqen prindërit, gjyshërit dhe mësuesja e tij e shkollës fillore duke folur me zemër për reperin. Këto dëshmi të sinqerta përçojnë një histori të gjallë dhe të prekshme që rrallë shihet përtej skenës dhe mikrofonit.

Mozzik ka shprehur ndjenjat e tij të thella për këtë moment në fjalën e tij në Instagram: “Nuk qenka e lehtë ndjesia me i ndëgju sidomos këta njerëz duke folur për ty në këtë rast për mua. Nuk ka pasur luftë më të ashpër se e imja kur i kam shpallur luftë lotëve të mërzisë, zhgënjimit e mos përmbushjes së dëshirave prindërore. Nanës time të ia rikthej në lot gëzimi gjithë lotët ky ka qenë një qëllim i gjatë e i madh i imi”.

Ai shton se lufta për ta bërë krenar babanë ka qenë më e komplikuar, por beson se ia ka arritur, pasi “krenaria e prindërve nuk pushon asnjëherë”. Reperi po ashtu e ka vlerësuar shumë edukimin dhe dashurinë që ka marrë nga gjyshërit e tij, si dhe ka një vlerësim të veçantë për mësuesen e tij të fëmijërisë, të cilën ai e përshkruan si dikë që ka ditur të lexojë dhe të kuptojë “shpirtin e mendjen e një artisti të vogël që sot është bërë artist i ‘Madh’”.

Me këtë veprim emocional, Mozzik jo vetëm që ka ndarë një pjesë të zemrës së tij, por gjithashtu ka krijuar një lidhje të ngushtë mes fansave dhe jetës së tij personale.

revista.one/