Florian Agalliu rrëfen emocionet e garës në “Ferma VIP” : Më penalizoi sinqeriteti
June 19, 2024Florian Agalliu ishte një nga personazhet më të dashur të “Ferma VIP” dhe këtë e tregoi edhe rezultati final, ku ai u rendit i dyti. I ftuar në “Vizionin e Pasdites”, ai ka treguar për eksperiencën e tij në Fermë, teksa tha se sinqeriteti ishte ajo që e penalizoi.
Ambientimi me atmosferën aty brenda ishte shumë i vështirë. Kisha mall për familjen, nuk u ambientova dot përnjëherë. Nuk afrohem dot me njerëzit me të cilët nuk i njoh dhe të socializohem përnjëherë. Kur ka kaluar java e parë ose e dytë kam filluar ta shijoj pak spektaklin. Fillova të zhbiriloj këto truqet e produksionit, kur zgjoheshin njerëzit, kur binte gongu. Ka qenë e vështirë për të kuptuar se cila gjë kishte më shumë rëndësi brenda Fermës, ku duhet të fokusohesha. Te punët, te marrëdhëniet me njerëzit, te rrjetet sociale. Nuk po e kuptoja si po funksiononte.
“Unë ende nuk e kam kuptuar se cila ishte pika e skusesit. Unë u fokusova te punët, duke qenë se jam njeri shumë skrupuloz kur marrë përsipër një punë. Mendoj që kjo ka qenë kurba ime”, u shpreh Flori.
Ai tha se do të quhej sukses nëse do të kishte fituar, megjithatë edhe vendi i dytë ishte arritje e madhe.
“Të suksesshëm do e kisha quajtur nëse do kisha fituar. Është një arritje shumë e madhe për mua që dola i dyti. Po t’i mbledhësh në total jam i lumtur që kam arritur në vendin e dytë. Nuk kam çfarë analize të bëj, Dijonisi rezultonte të ishte më i votuari nga ne.
Unë e kam cilësuar aty shpesh që jemi në një lojë dhe brenda lojës pranohen të gjitha, nuk ka limite, sigurisht pa i prekur gjërat personale”.
Nëse do e ktheja kohën mbrapa nuk do reagoja ndryshe. Jam përpjekur të ruaj një linjë, nëse unë do të interpretoja një rol, nuk e mendova kështu. Do ishte shumë më e vështirë nëse do të interpretoja një rol. Rrethanat në të cilat unë kam reaguar, kam reaguar në bazë të asaj që perceptoj si Flori. Mendoj që sinqeriteti im i tepërt më ka penalizuar. Unë si njeri nuk e kthej dot pllakën brenda 5 minutash.
revista.one/