“Më ngacmojnë futbollistë”, Kejsi Medini rrëfehet me Dea Mishelin
June 22, 2024Sabian dhe Kejsi Medini u shfaqën sëbashku në “Top Arena” pas një kohë të gjatë shkëputje në daljet mediatike. Kejsi Medini zbuloi në “Top Arena” se është ngacmuar nga futbollistë, por nuk zbuloi emra.
Ajo tha se kryesisht në Instagram i kanë shkruar lojtarë të huaj, ndërsa babai i saj Sabiani qeshte gjatë kësaj kohe.
Dea Mishel: Defekte të Sabianit?
Kejsi Medini: Ai është më i mirë seç duhet. Unë të isha sa gjysma e tij.
Dea Mishel: Je e apasionuar pas sportit?
Kejsi Medini: Nuk para e ndjek, por…
Dea Mishel: Të ka ngacmuar ndonjë futbollist?
Kejsi Medini: Jo… ndoshta në Instagam por unë si shoh. Ka shumë të huaj…
Dea Mishel: Pse se konsideron?
Kejsi Medini: Aq ishte mbaroi.
Dea Mishel: Nuk dashka Sabiani, e kuptova.
Ish-banorja e Big Brother VIP tregoi se përse është shkëputur nga ekrani, teksa shtoi se do të rikthehet së shpejti me projektet e saj.
Ndërsa të njëjtën gjë tha edhe babai i saj, Sabiani. “Pak qetësi, pushime, pastaj do të rikthehem”, tha Kejsi.
Moderatorja e ngacmoi Sabianin, teksa kërkoi të dijë nëse nëse Iliri i ka dhënë para. “Ishte në mënyrë figurative. Më ka bërë dhuratën që i ka dashur zemra. Aq sa ka mundur”, u përgjigj këngëtari.
revista.one/