Dy ditë pasi u bë baba, Ermal Metës i grabisin shtëpinë 

Dy ditë pasi u bë baba, Ermal Metës i grabisin shtëpinë 

June 22, 2024 0

Vetëm dy ditë pas ardhjes në jetë të vajzës së tij të parë, Fortuna Marie, Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturdà janë përballur me hajdutët në shtëpinë e tyre në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari me një postim në Instagram, ku në një foto shfaq xhamat e thyer në derën e përparme.

“Më kanë thyer derën në fund vetëm për të vjedhur një gjerdan”, ka shpjeguar Meta në postimin e tij.

“Po paralajmëroj hajdutët që më thyen derën sonte e më vodhën një gjerdan, se nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpitë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Ermal Meta është bërë baba për herë të parë, me ardhjen në jetë të vajzës së tij, Fortuna Marie.

revista.one/