Adrola Dushi: Shisja rroba në Rrëshen, më vinte turp nga shoqëria
June 23, 2024Modelja e njohur Ardola Dushi ka qenë e ftuar në programin “S’e luan topi” në Top Channel, ku ndër të tjera ka folur edhe për fëmijërinë e saj.
Ajo tregon se që e vogël e ka ndihmuar të ëmën duke shitur rroba në Rrëshen. Modelja tregon se i vinte shumë turp për punën që bënte nga shqëria e saj, por sot ndihet shumë krenare për vetën që ka bërë këtë punë sepse kjo ka qenë arsyeja pse e ka mbajtur me këmbë në tokë.
Erjona Rusi: Di që e vogël ke punuar, ke ndihmuar mamin duke shitur veshje.
Ardiola Dushi: Kam shitur rroba me mamin në Rrëshen. Më vinte shumë turp nga shoqëria ime dikur, sot që për pak bëj 31 vjeç, jam njeriu më krenar që e kam bërë atë punë sepse kjo është arsyeja pse unë di të sillem me njerëzit, të flas, të komunikoj me ta, të jem e përulur dhe mendoj që Zoti më ka llastuar me gjithë të mirat sepse unë vërtet kam mësuar të komunikoj me shumë lloje njerëzish, situatash dhe problemesh që mund të kisha pasur që në atë moshë. Kam shitur rroba me mamin, e them me shumë krenari, nuk e them për kamuflim, jam shumë krenare sepse ajo gjëja më ka mbajtur me këmbë në tokë, ia di vlerën familjes, lekun mbi të gjitha dhe vetes.
Erjona Rusi: Të paguante mami, merrje rrogë?
Ardiola Dushi: 5 mijë lekë në ditë, por herë mi jepte, herë nuk mi jepte. Unë kam punuar nga mosha 8-18 vjeç, por kur fillova të punoj tamam, tamam, më paguante 5 mijë lekë në ditë dhe i mblidhja, harxhoja vetëm për byrekun në shkollë.
Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie.
Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja në emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel. Edhe pse nuk e tha emrin, Adrola tha se është e dashuruar me ‘djalin më të bukur shqiptar’.
“Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar.
Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar’-tha Adrola.
revista.one/