Dren Abazi mburret: I kam dhënë 10 vite makinës pa patentë, jam çun i mirë

Dren Abazi mburret: I kam dhënë 10 vite makinës pa patentë, jam çun i mirë

July 4, 2024 0

Këngëtari Dren Abazi ka folur në “Top Arena” për jetën e tij personale. Ai tregoi ndër të tjera se për 10 vite i ka dhënë makinës pa patentë. Abazi zbuloi edhe rreth shumë që ndodhet në llogarinë e tij bankare.

“Vëllai më ka prishur punë me vajzat se ka qenë gjithnjë më simpatik (qesh). Unë kam leje qarkullimi, e kam marrë me vonesë. I kam dhënë makinës 10 vite pa patentë.

Policët më kanë falur se nuk kam bërë shkelje flagrante. Jam çun i mirë prandaj më kanë falur. Në llogarinë time nuk ka më shumë se 1 milion euro (zëri i së vërtetës nuk e beson)”, u shpreh ai.

revista.one/