Robert Berisha: Ejani në Shqipëri, lirë a shtrenjtë, ky është vendi ynë

Robert Berisha: Ejani në Shqipëri, lirë a shtrenjtë, ky është vendi ynë

July 14, 2024 0

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, pak ditë bëri një video në rrjete sociale, ndërsa ndodhej për pushime në Shqipëri.

Ai është ankuar për çmimet e larta në jug duke thënë se ka dhënë makinën për shezlone.

Kjo video e muzikantit bëri bujë të madhe në rrjet, ndonëse së fundmi bëri dhe një tjetër reagim.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të vijnë për pushime në Shqipëri, e ta lënë Greqinë e Turqinë.

Artisti theksoi se Shqipëria është vendi ynë, përkundër ndryshimeve që janë bërë këtë vit.

“O hajdeni në Shqipëri, e lini Greqinë e Turqinë se ky është vendi ynë”, u shpreh ai.

Tutje, Berisha tha: “Lini shakatë që i bëj unë. Lirë a shtrenjtë ky është vendi ynë”.

Kujtojmë se sivjet ka pasur ankesa nga turitët nga Kosova se çmimet janë më të larta dhe e kanë shoqëruar me disa pamje që janë shpërndarë në rrjete sociale, ku shihen shezlone bosh.