Përplasje fizike mes dy konkurrenteve të “She’s On Top”, përjashtohen menjëherë

Përplasje fizike mes dy konkurrenteve të “She’s On Top”, përjashtohen menjëherë

July 15, 2024 0

Dy prej konkurrenteve në “She’s On Top” janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën, gjë që solli skualifikimin e menjëhershëm të tyre.

Bëhet fjalë për Xhenetën dhe Sindin. Çdo gjë nisi pas një pyetje provokuese në lojën “E vërtetë apo sfidë”, gjë që më pas solli përplasjen fizike të tyre.

Produksioni vendosi të mos i transmetonte këto pamje, teksa vendimi për skualifikimin e tyre ishte i menjëhershëm, vendim i cili u komentua edhe nga juria, që u quajt si një veprim i turpshëm nga ana e vajzave.

revista.one/