Rudina Hajdari në prehrin e regjisorit, rigjen dashurinë dy vite pas divorcit 

Rudina Hajdari në prehrin e regjisorit, rigjen dashurinë dy vite pas divorcit 

July 22, 2024 0

Rudina Hajdari po jeton ditë të lumtura. Ish-deputetja e Parlamentit ka gjetur dashurinë. Ka qenë vetë Rudina, që në rrjetet sociale ka publikuar edhe fotot me partnerin e saj të ri.

E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: “E bekuar”. Ndonëse deri më sot nuk kishte folur për jetën private, tashmë lidhja e re duket e konsoliduar, aq sa çifti të publikojë foto në rrjetet sociale. Por djaloshi që i ka fituar zemrën, nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë pikërisht për Tan Kazazi, një producent dhe regjisor filmash, që vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projekte të reja në kinematografinë shqiptare. Nuk dihet se kur dhe ku janë njohur, pasi si Rudina, ashtu edhe Tani nuk kanë folur kurrë për këtë raport. Por ndonëse në fshehtësi të plotë, çifti duket më i dashuruar se kurrë dhe tashmë nuk fshihen më as në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn dy vite më parë, me të cilin ishte njohur në Nju Jork në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën. Ndarja e tyre u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur. Kjo për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë, pasi Rudina rikthye në Shqipëri, për t’u marrë me politikë.

revista.one/