Einxhel i bën “diss” publikisht Dj Dagz, ja si duket marrëdhënia midis çiftit

Einxhel i bën “diss” publikisht Dj Dagz, ja si duket marrëdhënia midis çiftit

August 4, 2024 0

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira, i ka bërë së fundmi një diss partnerit të saj në rrjetin Instagram me anë të një postimi në InstaStory.

Ajo shfaq dy foto,  një të djalit të saj Trev dhe një të vetes së saj bebe. Ajo që vihet re është se ngjashmëria ndërmjet dy fotove është shumë e madhe ndaj edhe Einxhel në formë humori ka etiketuar Dj e njohur Dagz, dhe shkruan ‘diss’duke nënkuptuar se djali i ngjan vetë moderatores.

Disa ditë më parë u përfol për një krizë në marrëdhënien e çiftit. Ky dyshim lindi në ditën e lindjes së Dj Dagz ku Einxhel nuk e uroi publikisht partnerin e saj dhe po ashtu nuk u pa as në festën e ditëlindjes së tij. Mirëpo këto dyshime u shuan pas disa ditësh ku vetë moderatorja me anë të një InstaStory shprehu mbështetjen për dashurinë e saj të zemrës në një koncert ku ai mori pjesë.

Dyshja e njohur dhe shumë e dashur për publikun e nisën njohjen e tyre brenda shtëpisë së Big-Brother Vip1. Ata filluan një romancë dashurie e cila për publikun dhe jo vetëm nga kamerat e duk  e shtirur dhe e përdorur ne kuadër të lojës. Mirëpo pas daljes nga shtëpia çifti e vazhduan marrëdhënien e tyre po njësoj dhe nuk u desh kohë e gjatë që fryt të dashurisë së tyre të bënin Trvin. I Vogli erdhi në jetë vetëm një vit pas daljes së çiftit nga shtëpia e famshme.

Dj Dagz dhe moderatorja janë shume aktivë në rrjetet e tyre sociale, ata postojnë mjaft foto dhe video së bashku duke bërë pjesë të tyre shpeshherë edhe Trevin e vogël.

revista.one/